Reforma zgjedhore/ Rakipi: Rama dhe Basha ruajnë kënetën e tyre, prandaj refuzojnë amerikanët
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, komentoi reformën zgjedhore dhe propozimin e ambasadës së SHBA, për një sistem me lista të hapura.
Rakipi tha se asnjëri prej kryetarëve të partive kryesore në vend, nuk e pranojnë këtë propozim, sepse kërkojnë të ruajnë pozitat e tyre “në kënetat e tyre”. Ai tha se shembja e Teatrit mund të ketë qenë edhe një “lojë” e palëve për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore.
“Dy partitë PS dhe PD, po përpiqem t’i shmangen reformës zgjedhore, sidomos një ideje të hedhur nga amerikanët për të implementuar një sistem të ngjashëm me atë danez, Teatrti u është dashur forcave politike, për t’u hyrë një zhurme tjetër. Pikërisht ky moment, ku dy palët politike kanë rënë në gjendje shumë të vështirë sa i përket reformës zgjedhore dhe u përpoqën, të bënin një kalim dhe të hiqnin vëmendjen nga reforma zgjedhore.
Sot, për herë të parë këta do ta mbrojnë me shpirt sistemin, të dyja forcat e mëdha politike, sepse me prishjen e këtij sistemi, të jeni të sigurt që vë në pozitë të dyja partitë, Ramën të parin dhe opozitën që ka frikë të hapet. Ata duan kënetën e tyre, le të jetë e qelbur kjo kënetë, mjafton të mbijetojnë në këtë kënetë.
As opozita nuk e do hapjen, imagjinoni që Lulzim Basha ka frikë edhe nga Agroni i call centerave, se mos i merr partinë, llogarite tani, frikën po u hap sistemi.
Ty dy palët janë të tmerruar nga hapja e sistemit, që mund të sjellë njerëz të rinj. Me dy përqind që e kanë danezët, hyjnë njerëz të rinj dhe formojnë grup parlamentar. Ata janë shumë të domosdoshëm, për t’i dhënë jetë dhe frymë parlamentit shqiptar, që është kthyer në parlamentin më qesharak në botë.
Ky është një sistem i pistë, që mban lart dhjetë njerëz që do kryetari i partisë, për të siguruar përjetësinë e tij. Ndoshta Teatri i shkretë, ka rënë dëshmor për sistemin“, u shpreh Rakipi.
/TPZ.al/