Renzi jep dorëheqje pas dёshtimit tё referendumit

Italianёt nё referendum sipas sondazheve pas votimit e kanё refuzuar reformёn kushtetuese tё kryeminstrit Matteo Renzi. Renzi sikurse kishte deklaruar qysh para referendumit, pas dёshtimit komunikoi dorёheqjen.

Shumica e italianёve, sipas parashikimeve pas elektorale, kanё votuar kundёr qeverisё sё kryeministrit Matteo Renzi. Nё bazё tё kёtyre rezultateve 54 deri nё 58 pёrqind nё referendum kanё votuar kundёr reformёs kushtetuese dhe 42 deri nё 46 pёrqind pro, vё nё dukje televizioni publik RAI nё bazё tё sondazheve tё veta elektorale. Edhe Mediaset konstaton tё njёjtёn tendencё.

Renzi kishte deklaruar, se nё rast dёshtimi do tё japё dorёheqjen. Dёshtimi i kёsaj reforme ngjall frikёn, pёr krizё qeveritare dhe turbullim nё tregjet e financave.

Pjesёmarrja nё zgjedhje ishte rreth 64%. Synimi i reformёs ishte thjeshtimi i sistemit parlamentar me dy dhoma qё janё tё barazvlefshme. Ishte parashikuar qё nga ndёrkohё 315 anёtarё numri i tyre tё ulej nё 100. Po ashtu synohej qё senati tё mos kishte mё mundёsi tё rrёzonte qeverinё dhe tё vendoste vetёm pёr njё numёr tё kufizuar ligjesh.

Kjo parashikohej tё krijonte mё shumё stabilitet nё Itali, ku ka shpesh ndryshime tё qeverisё si dhe t’i jepej fund proceseve tё stёrzgjatura pёr miratimin e ligjeve. Po ashtu rajonet duhej t’i kalonin mё shumё kompetenca Romёs pёr tё pёrshpejtuar projektet e infrastrukturёs.  110 provincat si njёsi administrative mes rajoneve dhe komunave duhej tё hiqeshin.

Renzi shpresonte qё me miratimin e kёsaj reforme do tё kishte mё shumё mbёshtetje pёr ndryshime nё Europё. Pёr partinё e tij demokatike ky rezultat ёshtё njё goditje e rёndё gjatё mandatit tё tij tre vjeҁar. Kundёrshtarё tё reformёs ishin ndёr tё tjera lёvizja kritike ndaj Eruopёs „Pesё yjet”, populistёt e djathtё tё Lega Nordit dhe Forca Itala e ish-kryeinistrit Silvio Berlusconi.

SHKARKO APP