Retrospektivë: BE 2015 – kriza, e asgjë tjetër veç krizave

 

 

BE-ja ka përjetuar herë pas here kohë të vështira. Por sivjet u mblodhën shumë gjëra bashkë, aq sa BE-ja u prek deri në palcë.

Refugjatë, që synojnë të mbërrijnë në Europën veriore dukekaluar përgjatë kufirit hungarez

Një kohë krejt tjetër ishte atëherë, kur çështja më e rëndësishme për BE-në ishte, nëse do të mund ta përballojë krizën e Euros. Por kjo ishte disa muaj më parë. Në janar në Greqi erdhi në pushtet politikani i majtë Aleksis Cipras duke u ngjallur indinjatë dhe tmerr kreditorëve. Kërkesave për reforma e kursime ai iu kundërvu, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve. Çfarë pasoi ishte një poker për muaj të tërë mes Athinës dhe kreditorëve.

Një takim krize pasonte tjetrin. "Grexit", dalja e Greqisë nga eurozona kërcënonte vazhdimisht. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në shkurt u duk madje sikur dha një ultimatum me fjalinë "me kaq merr fund", më vonë ai u shpreh edhe për mundësinë e një "Grexit" të përkohshëm, gjakrat u nxehën tek të dyja palët. Por pikërisht kur po dukej fundi – i përkoshshëm – i grindjes në verë, qeveria greke u tërhoq, pranoi kushtet dhe asaj iu garantua një paketë e tretë ndihmash. Qysh atëherë ajo është duke u përpjekur në një farë mënyre si një reformatore e bindur. Përkohsisht kjo i qetësoi gjakrat. Kriza e borxheve shtetërore në Europë ndonëse po vazhdon, që nga vera duket se ajo është sërish nën kontroll.

Në kulmin e moamarrëveshje shumë mendonin se Euro është në rrezik, ndoshta madje BE-ja në tërësi. Ndër ta që paralajmëronin nga ky rrezik ishte edhe kancelarja Merkel. Për të në sfondin e Greqisë duheshin respektuar rregullat dhe marrëveshjet, në rast të kundërt Europa është në rrezik. Por ishte pastaj vet ajo, që më vonë i anashkaloi rregullat.

Brüssel EU Regierungsgipfel zu Griechenland Merkel Tsipras Hollande

Samiti i krizës për Greqinë në Bruksel më 12.07.2015 (Merkel, Cipras, Hollande)

Merkel e izoluar

Kur në fund të verës u shtua gjithnjë e më shumë vala e refugjatëve përmes itinerarit ballkanik, kur shumë mijëra njerëz, që donin të vazhdonin udhëtimin drejt Veriut e kryesisht për në Gjermani u bllokuan në Hungari, Merkel i lejoi ata të vijnë në vend pa e vrarë mendjen për rregullat e Marrëveshjes së Dublinit, sipas të cilave kërkesa për azil duhet të paraqitet në vendin e parë, ku refugjatët shkelin në kufijtë e BE-së. Pak më vonë ajo e deklaroi "Dublinin" si të "vjetëruar".

Merkel lejoi për javë të tëra kalimin e një vale të pakontrolluar refugjatësh, duke deklaruar me insistim, se nuk ka "një tavan të sipërm" për azilin dhe refugjatët, por gjithashtu është shprehur edhe se: "ne do t'ia dalim." Fillimisht në Gjermani shumë njerëz e pranonin këtë politikë të portave të hapura. Por ardhja e gjithnjë e më shumë refugjatëve bëri që fryma të ndryshojë. Shumica e vendeve të tjera europiane fillimisht e shihnin me habi politikën e Merkelit, shpejt ata shprehën mirëkuptim por në fund edhe u shtangën. Për Merkelin situata është bërë vërtetë e pakëndshme, qëkurse ajo po përpiqet të imponojë një sistem europian të shpërndarjes së refugjatëve. Janë kryesisht vendet lindore të BE-së ato që e kundërshtojnë kategorikisht këtë dhe e akuzojnë Merkelin, se ajo i ka "ftuar" refugjatët.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e shpalli çështjen e refugjatëve si "problem gjerman" dhe e rrethoi vendin e tij me tela me gjemba, fillimisht në kufirin me Serbinë si vend jo anëtar i BE-së dhe më pas edhe me partnerin në BE, Kroacinë. Qysh atëherë kanë nisur të ndërtohen anë e mbanë gardhe kufitare dhe të rivendosen kontrollet e kufirit, anë e mbanë po kufizohet qarkullimi i lirë i personave në hapësirën Shengen. "Ka mungesa në Europë dhe ka mungesa në union", u ankua një herë i raskapitur presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker. Por edhe Janis Emmanouilidis ka Qendra Think Tank e Brukselit "European Policy Centre" sistemin Shengen, një nga arritjet më të mëdha europiane, e sheh "nën presion të fortë" dhe "të minuar në themel".

Paris - Eagles of Death Metal Bataclan

Sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris

Kthesë mbarëeuropiane nga e djathta

Merkel has në rezistencën jo vetëm të qeverive të tjera. Brenda institucioneve të BE-së presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk është bërë zëdhënës i atyre, që duan ta vështirësojnë hyrjen e refugjatëve. Shumë herët ai paralajëmroi, se: "Një Europë pa kufij të jashtëm do të bëhet burim i frikës". Në fillim të dhjetorit ai në një intervistë dhënë një gazete shtoi: Vala e refugjatëve është "shumë e madhe" për të mos u ndaluar. Askush në Europë nuk është i gatshëm "ta pranojë këtë numër të madh, përfshi këtu edhe Gjermaninë".

Refuzimi dhe pasiguria në Europë duket edhe në rezultatet elektorale. Praktikisht kudo, ku votohet qysh nga fundi i verës, fitojnë partitë e djathta dhe ksenofobe, ndër të tjera në Poloni, qeveria e re e së cilës polemizon hapur edhe kundër refugjatëve nga Siria. Ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski tha në nëntor: "A mund ta imagjinoni, që ne të dërgojmë ushtrinë tonë në luftë në Siri, ndërkohë që 100.000 sirianë pinë kafe në Berlin dhe shohin, se si ne luftojmë për sigurinë e tyre?" Janis Emmanouilidis mendon se zhvendosja djathtas në Europë ka të bëjë me përhapjen e përshtypjes tek qytetarët, që BE-ja "është gjithnjë e më pak në gjendje t'i zgjidhë problemet." Pasoja është një tendencë drejt "nacionalizimit".

Polen Demonstration vor dem Parlament in Warschau

Protesta para parlamentit në Varshavë kundër masave antiliberale të qeverisë konservatore

BE pa alternativë

Sulmet islamiste në Paris në mes të nëntorit me 130 të vdekur kanë çuar në një radikalizim të mëtejshëm. Ndonëse politikanë e në radhë të parë edhe ata gjermanë tërhoqën qysh në fillim vëmendjen, që atentatet e "Shtetit Islamik" të mos ngatërrohen me temën e refugjatëve, pikërisht këtë gjë e bëri vet qeveria franceze. Sot më pak se kurrë është e mundur të zbatohet një politikë liberale e refugjatëve në nivel europian si ajo që përfaqëson Merkel.

Pothuajse me dëshpërim shtetet e BE-së tani përpiqen, që pjesërisht secili për vete, e pjesërisht bashkarisht, të ulin numrin e refugjatëve. BE-ja madje është e gatshme për pagesa dhe lëshime politike ndaj vendit tranzit, Turqisë, vend ky që deri më tani është kritikuar ashpër për gjendjen e të drejtave të njeriut. Izolim, bashkëpunim me vendet e origjinës dhe të tranzitit, por edhe luftimi i shkaqeve të emigracionit është motoja tani me prioritetet sipas kësaj renditjeje.

Janis Emmanouilidis e sheh Europën në fund të këtij viti të rrezikuar plot kriza: kriza e Euros, kriza e refugjatëve, kriza e Ukrainës me marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë, e këtyre u shtohet edhe situata e krijuar pas sulmeve në Paris. Rreziku ka të bëjë me "fragmentimin e BE-së". E kjo ka bërë që "mbështetja për BE-në të bjerë dhe të forcohet përkrahja për forcat populiste". Tek e fundit të gjitha këto kriza "mund të menaxhohen vetëm, nëse ka bashkëpunim në nivel europian." E megjithatë kjo të kujton momente të mëparshme kritike si atëherë kur shtrohej pyetja nëse Greqia mund apo duhet të mbetet në Eurozonë. Çdo herë është pranuar, se: "nuk ka një alternativë të vërtetë veç bashkëpunimit europian."(Marre nga radio gjermane "DW")

SHKARKO APP