Revanshi i ëmbël i De Biasit

 

Il Giornale-

Ishte qyteti i Modenas ku De Biasi preku diapazonin e karrierës së trajnerit, në fillim të këtij mijëvjeçari, me dy ngjitje në kategori dhe prekjen e ëndrrës Seria A.

Atëkohë De Biasi ndjehej si aktori Lino Banfi në filmin e famshëm “Trajneri në top”.

Por javën e kaluar De Biasi u nderua vërtet me një çmim “Honoris Causa”, për shkak se ngriti nivelin futbollistik dhe sportiv në Shqipëri.

“Ka treguar krijimtari të madhe, dispilinë taktike dhe kërkesë të lartë llogarie nga lojtarët”, thuhet në motivimin e titullit që mori.

Është pikërisht ai pikënisja e metamorfozëz sportive të kombëtares së futbollit shqiptar.

Një mjet i shkëlqyer i komunikimit të identitetit kombëtar.

Por pas kualifikimit të arritur në Armeni pas asaj fitore të pastër që ngriti peshë zemrat e milina shqiptarëve anembanë botës, Gianni De Biasi shihet tani si një hero kombëtar.

Vetë kombëtarja mori titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti Nishani.

Kryeministri Rama e përshëndeti suksesin e kombëtares duke mos hezituar ta quajë si një “triumf kombëtar”.

Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se i është mirënjohës të gjtihë, por më shumë trajnerit De Biasi.

“Pa De Biasin kombëtarja jonë nuk do të ishte sot mes 14 finalisteve të para në Euro 2016. Të falenderoj dhe të falenderojmë të gjithë që na dhe shembullin e çmuar se duhet të ndjekim ëndrrën edhe kur të gjithë janë gati të heqin dorë”, shkruan Rama.

Shqipëria asnjëherë më parë në historinë e saj nuk kkishte marrë pjesë në një Botëror, Europian apo Olimpiadë.

Iu afrua Botërorit të Brazilit në 2014 por në ndeshjet e fundit dështoi duke u renditur e katërta.

Por në Euro 2016 Platini e zgjeroi kompeticionin nga 16 në 24 skuadra duke u dhënë mundësinë edhe shumë skuadrave të tjera të marrin pjesë.

Si futbollist De Biasi ishte një mesfushor i mirë.

Në moshën 20-vjeçare u ble nga Interi por nuk luajti shumë.

Cikli i tij më domethënës ishte në Breshia, ku u rikthye edhe si trajner ku e shpëtoi për herë të fundit nga rënia në kategori me një emër të madh të futbollit italian në formacion: Roberto Baggio.

De Biasi më pas kaloi te Torino, trajneri i parë nën presidencën e Urbano Cairos.

De Biasi e ngjiti nga Seria B në Serinë A por pak para fillimit të kampionatit u shkarkua.

Vetë Cairo në shtator të 2015 u shpreh se ishte një dnër gabimet e tij më të mëdha.

U rikthye në fund të kampionatit pas shkarkimit të Zakeronit dhe e shpëtoi nga kategoria.

Kaloi në Spanjë më pas te Levanteku pas disa muajsh pa rrogë e la dhe u kthye te Torino për ta shpëtuar sërish.

E shkarkuan sërish në fund të kampionatit.

Pankina e fundit ishte me Udinezen në 2010.

Dy muaj drejtim dhe më pas e pushuan.

Më pas punoi disa muaj si analist sportiv dhe kaloi te Shqipëriam në vendin e Shqiponjave.

Aty ka dy njohje të Serisë A: Canën dhe Berishën.

Më pas grumbullon dhe Hysaj nga Empoli dhe Memushajn e Peskarës.

Andi Lilën nga Parma dhe Bashën nga Torino i “tij”.

Një koloni me lojtarë shqiptarë nga Seria A.

“Basha kshte luajtur me të rinjtë e Zvicrës, e pikasa dhe e mora te kombëtarja”, thotë De Biasi.

Me ndihmësin e tij Tramezzani bën gjithçka, trajnerin, psikologun, drejtuesin, madje edhe zbuluesin e talenteve./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani- TEMA

SHKARKO APP