Revolta e Arjan Çanit: Regjimi i Ramës nuk rrëzohet me Facebook

“Nuk ju vjen për të vjellë nga qarjet dhe ankesat e pafundme në Facebook? Akoma nuk e kuptuat që Ed Rama nuk pjerdh më për Facebook dhe të qarat tuaja aty? Është koha për strategji të reja reagimi. Të pa provuara deri më sot. Çdo ditë që kalon, vetëm e forcon pushtetin e të gjatit…”

Nga Arjan Çani

Po vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë reagimin e opozitës dhe portaleve plus rrjete sociale dhe shoh se ka një keqkuptim të madh. Për nga forma dhe mënyra se si po reagojnë kundërshtarët e qeverisë aktuale, të krijohet ideja se jemi në një regjim demokratik ku mjaftojnë denoncimet sistematike të aferave të regjimit dhe gjërat do të mund të ndryshojnë.

Në një vend tjetër me demokraci të shprehur qartë, aferat dhe skandalet e njëpasnjeshme që po plasin prej muajsh, ku tre më të fundit (fotoja 80 mijë euro me Obamen që implikon Edi Ramën, grabitja spektakolare dhe pa zhurmë e miliona eurove në mes të ditës m’u në mes të Rinasit dhe përgjimet e paligjshme me Imsi Catcher) do të mjaftonin që vetë Rama dhe ministrat e tij të binin njëri pas tjetrit.

Në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. Dhe arsyeja është e thjeshtë, por shumë pak e artikuluar: Shqipëria ka disa kohë që nuk është më një regjim demokratik. Duket si frazë banale dhe naive, por është shumë e rëndësishme të përsëritet sa më shumë nga analistë dhe njerëz të lirë ende të pakapur totalisht nga klika… Nuk jemi më në një regjim demokratik.

Jemi në një regjim autoritar dhe policor. Ndaj mjetet demokratike që po përdor opozita dhe disa të tjerë që kërkojnë rrëzimin e kësaj klike, tingëllojnë gjithnjë e më shumë të pakuptimta dhe të pamjaftueshme për të ndalur abuzimin me pushtetin në këtë vend. Nuk jemi më në demokraci. Jemi në një regjim krejt tjetër që kërkon reagime krejt të tjera… Nuk ju vjen për të vjellë nga qarjet dhe ankesat e pafundme në Facebook? Akoma nuk e kuptuat që Ed Rama nuk pjerdh më për Facebook dhe të qarat tuaja aty? Është koha për strategji të reja reagimi. Të pa provuara deri më sot. Çdo ditë që kalon, vetëm e forcon pushtetin e të gjatit…

Mos harroni! Ai erdhi në pushtet, përveç votave të Ilir Metës, sepse ishte dhe është shumë i gjatë. Jo vetëm Facebook nuk ia pret dot duart dhe këmbët, por as FBI po të doni. Madje administratat amerikane i respektojnë më shumë udhëheqësit e këtyre palo vendeve pikërisht për faktin që këta janë kaq të fuqishëm dhe shkelin me këmbë gjithçka ju del përpara.

Ndaj po ta kujtoj dhe njëherë që nuk jemi prej kohësh në demokraci. Se jo për ndonjë gjë, por kur shof reagimet shumë demokratike të kundërshtarëve të kësaj qeverie, me vjen për të qeshur dhe nuk e di pse me del anglisht ‘what the fuck!’ Lapsi.al

SHKARKO APP