Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi

Nga Kujtim Vani*

Në përfundim të numrit të votave si pas rezultateve zyrtare rezulton si fituese e zgjedhjeve të përgjithëshme të 20 shtatorit në Greqi, partia e majtë e Aleksis Cipras Syriza, e cila ka siguruar 145 vende në Parlament i ndjekur nga Demokracia e re me 75 vende. Siriza së bashku me partinë e Grekëve të Pavarur Anel, kanë siguruar 155 mandate, ku do të krijojnë edhe qeverinë e re ku padyshim do të kryesohet nga Aleksis Cipras i cili dha dorëheqjen një muaj më parë. Ai u dorhoq për të rikonfirmuar edhe një herë besimin e qytetarëve me një mandat popullorë. Ajo çka bie në sy është se, asnjë nga ish deputetët rebel që formuan partinë Uniteti Kombëtarë të udhëhequr nga Panajotis Llafazani nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pasi partia e tyre nuk arriti të kalonte pragun e 3% për tu përfaqësuar në parlament. Jashtë parlamentit ka mbetur edhe ish kryetarja e parlamentit të kaluar Zoi Konstantinopulos.

Syriza                                                                     145  mandate, 35,47% të votave

Demokracia e Re                                                   75  deputetë, 28,09% të votave

Agimi i Artë                                                            18  deputetë,    6,99% të votave

Koalicioni Demokratik  (ΠΑΣΟΚ- ΔΗΜΑΡ)   17  deputetë,    6,28% të votave

Partia Komuniste                                                  15  deputetë,    5,55% të votave

Partia Lumi (Topotami)                                       11  deputetë,    4,09% të votave

Grekt e Pavarur  (Anel)                                        10  deputetë,    3,69% të votave

Bashkimi i Qendrës                                                9  deputetë,     3,43% të votave

 

Menjë herë pas daljes së rezultateve Aleksis Cipras ka pas një komunikim me presidenten e Pasok-ut Ofi Gjenimata, kupasi kan uruar njëri tjetrin për rezultatet e arritura, Cipras i ka ofruar mundësinë e bashkëpunimit për krijimin e qeverisë së re ku Pasok të përfshihet në koalicionin qeveritar. po mësohet se përgjigja e Gjenimatas, ka qenë negative pasi ka përplasje brenda partisë për këtë çështje. Po gjithësesi burime të ndryshme bëjnë me dije se nuk përjashtohet një përfshirje e Pasok në qeveri, çka do ta bëjë më të fortë dhe më frytdhënse qeverinë e re, por edhe për emigrantët shqiptarë një koalicion Syriza-Pasok do të jetë shumë shpresëdhënës dhe i dobish. Sot pasdite Aleksis Cipras do të betohet para Presidentit të Republikës, ku do të mandatohet për krijimin e qeverisë së re, ndërkohë që antarët e kabinetit qeveritarë do të betohen nesër. Të mërkurën kryeministri i ri Cipras do të jetë në Bruksel ku do të marri pjesë në mbledhjen e Këshillit të Europës për emigracionin.

*Korrespodent i Koha Jone në Athinë

SHKARKO APP