Rikthehet saga brexit

Çështja e Brexit-it rifutet në axhendën e britanikëve pas pushimeve të Pashkës.

Kryeministrja, Theresa May ka intensifikuar bisedimet me opozitën laburiste në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Qeverisë nuk i mbetet më shumë se një muaj kohë për të kaluar marrëveshjen dhe për të shmangur pjesëmarrjen në zgjedhjet europiane, të planifikuara më 23 maj.

Por ndërkohë përgatitjet për këtë proces zgjedhor kanë nisur.

Eurofobi Nigel Farage po bën fushatë me partinë e tij të re Brexit ndërsa partia pro-europiane  “Change UK”, e cila ka bërë bashkë ish-laburistë dhe konservatorë, po prezanton kryesuesit e listës.

May synon të shmangë zhvillimin e këtyre zgjedhjeve nw Britani, të cilat vijnë tre vjet pas votimit në referendum për Brexit-in.

Në Bruksel, Komisioni Europian përjashtoi sërish mundësinë e rihapjes së negociatave për marrëveshjen e Brexit-it të rënë dakord me britanikët në fund të vitit të kaluar.

BE-ja e përsëriti qëndrimin pas informacioneve se kryeministrja britanike, Theresa May u kishte kërkuar këshilltarëve të saj të rishikojnë marrëveshjen në pjesën që lidhet me kufirin irlandez.

Britania ka vendosur për largimin nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte kaos ekonomik në Britani, por edhe në BE.

SHKARKO APP