Rilindasit janë konfuzë, mos i dënoni gazetarët kot
Gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në facebook, ka ironizuar ata që i quan si Rilindas konfuzë. “Ku është ndryshimi midis stresit, tensionit dhe panikut”, shkruan Dylgjeri në reagimin e tij, ndërsa shton “mos i dënoni gazetarët kot”. Reagimi i Dylgjerit vjen pas paketës ”Antishpifje” nga qeveria por që e kundërshtuar nga mediat.
Postimi i plotë
Sqarim i domosdoshëm për Rilindasit konfuz:
(Pas sherreve në banaqet e TV-ve)
Ku është ndryshimi midis stresit, tensionit dhe panikut?
– Në stres jeni kur e keni gruan shtatzanë.
– Në tension jeni kur është e dashura shtatzanë.
– Në panik jeni kur janë të dyja shtatzanë!
Ndaj, mos i dënoni gazetarë kot!