Rilindja e debatikut

Nga Ylli Manjani
Nuk e di nëse ka apo jo largime abuzive nga puna të minatorëve të Bulqizës, por kurrsesi nuk pajtohem me aksionet DEBATIK-u të Rilindur.

Rregulli në shoqërinë demokratike e të kapitalit e do që konfliktet individuale ti zgjidhë gjykata e jo organizatat politike.

Këto të fundit jo vetëm skanë haber nga çështjet, por përdorin raste konkrete për të fituar pikë për vete jo për hallexhinjtë.

Sindikatat po. Ata janë tjetër gjë dhe meritojnë vemendje dhe mirkuptim. Disi duhet bërë çmos që sindikatat të jenë të forta dhe përfaqësuese reale, jo politike të punonjësve.

Sindikatat reagojnë aty ku është problemi pra në Bulqizë dhe jo në Tiranë ku krijohen probleme, të cilat nuk kanë lidhje me problemet e vërteta të njerëzve.

Sindikata kërkon dialog dhe proteston tek vendi i punës dhe nuk kacavirret te Pallati i Kulturës për të varur parulla, as zvarritet rrugëve të Tiranës duke shpërndarë trakte ..!!!

Varja e parrullave, shpërndarja e trakteve e zhgarravitja e mureve janë produksione të vjetra te Kinostudios Shqipëria e re, e cila rrëfeu histori DEBATIK-sash.

Na e çpifën me Colin! Film i vjetër ky…

Ata “oligarkët” që “shtypin minatorët” duhet që vetë minatorët ti çojnë në gjyq sipas ligjit dhe jo spidermenët e organizatave politike që duan të bëjnë në gjyqe komuniste!!!

Jo për gjë, por ka rrezik t’u bëjnë reklamë pa para, më shumë sesa ti gjykojnë me sharje e mallkime…

Mbetem gjithnjë kundër çdo lloj sulmi politik ndaj biznesit, megjithë të ligat e këtij të fundit.

SHKARKO APP