Roland Qafoku: Për disa budallallëku është më tërheqës se sa inteligjenca

Nga Roland Qafoku

Disa persona shkruajnë në këtë faqe me mllef, urrejtje dhe me fjalor vulgar. Të dashur trima të facebook-ut, specifikisht ju me identitet të fshehur: Faqja ime nuk është për të treguar dështimet dhe defektet që keni shfaqur në jetën tuaj. Faqja ime nuk është politike, por e imja personale, profesionale dhe unë shpreh aty çfarë unë mendoj dhe jo ato që do të donte dikush që unë të mendoja.

Fjalët ofenduese ndaj meje dhe sidomos ndaj komentuesëve të tjerë aty, tregojnë shumë për personalitetin tuaj të sëmurë dhe nivelin tuaj nën sipërfaqen e oqeanit. Më shkrijnë fare disa që mendojnë se shkruajnë shqip, por nuk dallojnë ende gërmat e alfabetit dhe Gjon Buzukun e vitit 1555 e lënë në bisht. E megjithatë, ata janë aq guximtarë sa të japin mend, të këshillojnë dhe përpiqen të detyrojnë të mendosh si ata. Së pari, qetësohuni.

Më pas shëroni shpirtin tuaj me vraga dhe së treti larg nga faqja ime! Kishte të drejtë profesor Umberto Eco kur tha se këto legjione, deri dje e shumta kishin mundësi të flisnin e shumta në ndonjë mejhane lagjeje duke patur përpara një gotë alkool, por ama nuk dëmtonin kënd.

Ndërsa sot kanë të drejtë të debatojnë me këdo, nga një njeri të thjeshtë, zanatçi, te një mësues, mjek, zyrtar, gazetar, shkrimtar, profesor, akademik, e deri deri me një fitues të çmimit Nobel. Budallallëku është më tërheqës se sa inteligjenca!

SHKARKO APP