Roli i ri i Metës

“Burime nga LSI thane se Meta ishte nen presion qe ta fuste draftin ne votim, ndersa burime nga PS thone se ky presion nuk ka ardhur nga PS. Sipas tyre, PS ishte vezhguese dhe e gatshme te votonte cdo draft qe forcat e tjera do te dakordonin me SHBA dhe BE”…

Nga Blendi Fevziu

Ilir Meta duket se i ka bere dje sherbimin me te rendesishem PD, duke siguruar njekohesisht edhe nje rol te rendesishem per veten ne raportet mes forcave politike. Te enjten paradite ai ka qendruar ne nje moment delikat, duke e sjelle votimin per reformen ne drejtesi ne nje tjeter rrjedhe.

Pas problemeve qe nisen mbremjen e se merkures dhe pas reagimit te ashper te Ambasades se SHBA dhe te BE qe targetuan Bashen, Meta kishte dy zgjidhje mengjesin e se enjtes. Ai ose mund t’i nenshtrohej presionit te PS dhe te ambasadoreve dhe ta fuste draftin per votim ashtu sic ishte, ose duhej te rezistonte duke rrezikuar njekohesisht te etiketohej si sabotues i reformes.

Nuk ka asnje dyshim qe Meta e dinte se me presionin e Ambasades Amerikane dhe me disa investime personale te Kryeministrit ne grupin e opozites, votat per ta kaluar reformen ishin arritur. Gjithnje nese votonte pro LSI. Pra, nese Meta do ta fuste draftin ne votim mengjesin e se enjtes, numri i nevojshem i votave mund te behej. Drafti do te kalonte ashtu sic ishte dhe PD do te gjendej ne nje pozite te veshtire. Ajo do te etiketohej si refuzuese edhe pse ne ato momente po kerkonte thjeshte negociata per dy nene te fundit.

Refuzimi do te krijonte probleme te medha nderkombetare per PD, dhe njeherazi do te pervijonte nje carje problematike brenda opozites per shkak te votimit pro reformes te disa deputeteve. Nje pjese e tyre edhe emra te njohur. Burime nga LSI thane se Meta ishte nen presion qe ta fuste draftin ne votim, ndersa burime nga PS thone se ky presion nuk ka ardhur nga PS. Sipas tyre, PS ishte vezhguese dhe e gatshme te votonte cdo draft qe forcat e tjera do te dakordonin me SHBA dhe BE. Pra ajo qe lihet te kuptohet eshte se presioni po vinte nga nderkombetaret.

Pavaresisht se nga cila ane vinte dhe cfare emer kishte, presioni ishte prezent dhe Meta diti ta menaxhoje ate. Ai refuzoi ta fuse draftin ne votim derisa te arrihej konsensusi dhe kercenoi madje edhe me doreheqjen e tij nga kreu i kuvendit. Insistoi per negociata dhe mori pjese vete ne to, ne ndihme te Bashes. Nuk ka asnje dyshim qe insistimi i Metes i dha kohe opozites dhe i bindi nderkombetaret te gjenin nje konsensus me PD. Duke siguruar 140 votat e nevojshme per nje votim unanim. Nje votim per te cilin padyshim ishin kunder nje numer deputetesh shqiptare, por qe askush nuk guxoi te votonte me kartonin e kuq!

Roli i Metes te enjten ishte padyshim nje pozicion i ri, qe e vendos ate thuajse ne distance te barabarte politike mes mazhorances dhe opozites. Por nese ky rol ishte i vlefshem vetem per reformen ne drejtesi, nuk dihet se cili do te jete pozicioni i mepasshem i kreut te LSI ne raport me qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse disa sinjale i ka dhene.

A po luan Meta per nje qeveri teknike qe e artikuloi qarte, apo ai ishte thjeshte nje kercenim? Dhe mbi te gjitha, a i ka Meta 71 vota se bashku me PD? Veshtire t’i japesh pergjigje pozitive kesaj pyetje duke pare edhe pakontrollin e PD dhe te vete LSI mbi votat e tyre.

Por ky pozicion i Metes do varet shume edhe nga sjellja e Rames, qe veshtire te mendohet se e sheh Meten edhe me pas si nje aleat te tij. Raporti i tyre ka rene, por pritet te shohim se kush do e hedhe i pari hapjn e ndarjes. Rasti tjeter ekstrem eshte ndonje marreveshje e tyre e papritur, sic ka ndodhur rendom keto vite. Por kesaj here, marrevshja nuk ka me asnje lloj justifikimi moral, ndaj veshtire qe te pranohet ne publik.

Opinion.al

SHKARKO APP