Rrefehet kryetari Kavajes
Gazetari Ylli Rakipi e pyeti kryetarin e bashkise se Kavajes Elvis Roshi tek “Të paekspozuarit” se me çfarë ishte marrë përpara se të angazhohej në politikë, çfarë arsimimi kishte dhe çfarë do të bënte ai për të zgjidhur disa probleme thelbësore për qytetarët. Disa nga pyetjet e vunë në vështirësi, si ajo se sa banorë kishte Kavaja apo sa ishte numri i të papunëve. Po kështu me vështirësi, Roshi u përgjigj edhe për kohën e diplomimit, pasi nuk i kujtohej mirë viti kur ishte diplomuar. Ndërsa i pyetur nëse e emrin Elvis e kishte që në lindje të tillë, ai refuzoi të përgjigjet. Roshi tha se Kavaja sot, falë tij, është qyteti më i ndriçuar në Shqipëri dhe se të tillë ndriçim nuk gjeje në asnjë vend të Europës. Por kur u pyet se sa ka kushtuar projekti nuk tha shifër te saktë. Ai u pyet edhe për historinë që sajoi ish –e dashura e tij, Griselda, por edhe për këtë çështje që u politizua nga Partia Socialiste në atë kohë, refuzoi të përgjigjej. Ai ka një koncept mjaft origjinal edhe për sistemin “one –stop – shop” apo S”hqipërinë 1 euro”. S