Rrëfimi i Leka Zogut i nga Madridi: Komunizmi në Shqipëri, kinezët, sovjetikët dhe agjenti Kim Philby

Nga Aurenc Bebja

Mbreti Leka I i Shqiptarëve, i cili e ndjek vendin e tij nga Madridi, raporton se Kinezët e Kuq kanë tani rreth 6.000 persona në Shqipëri – 5500 civilë dhe 500 ushtarakë. Meqenëse Shqipëria nuk ka kufij as me Bashkimin Sovjetik dhe as me Kinën e Kuqe, Mbreti Leka është i bindur që mund të hiqet nga kontrolli Komunist relativisht me lehtësi.
Mbreti Leka beson se fitimi i lirisë për Shqipërinë do të rinovonte besimin e njerëzve të zënë rob, se ata gjithashtu mund të shkëputen nga sundimi komunist dhe të fillojë kështu një efekt domino drejt pavarësisë në të gjithë Evropën Lindore dhe tek kombet jo-ruse që tani gjenden në Bashkimin Sovjetik.
Një përpjekje e hershme në vitet 1950 për të çliruar Shqipërinë u tentua nga mjeshtri spiun, Kim Philby. Sikur përpjekja të kishte sukses, historia e 15 viteve të fundit do të kishte qenë shumë më paqësore.

Darsiani.com

SHKARKO APP