Rreth Ramushit dhe opozitës
“Dua te them, Ramushi eshte politikan i fuqishem. A eshte i paster? A eshte Thaci i paster? A eshte Rexhep Selimi i paster, ose Fisnik Ismaili? Me thuani kush eshte, pastaj pergjigjem edhe per Ramushin”…
Nga Berat Buzhala-
U deshmua per te disaten here: Levizja Vetevendosje eshte poshter, jo vetem me kundershtaret, por edhe me partneret. Ose, per Levizjen Vetevendosje dhe udheheqesit e saj, nuk ka partnere, e as aleate, por ka vetem mjete per te arritur qellimin e tyre. Patjeter te rrezikshme.
E kam thene edhe me heret, e po e perseris prape, rezistenca opozitare e muajve te fundit ka qene kryekeput merite e Ramushit dhe organizimit te tij ne terren. Shume do te doja qe tash LVV te provonte ta bente nje gje te tille, qofte ne rruge, ose edhe ne institucione – bashke me Nismen per Kosoven.
Kjo Levizje eshte e mire vetem ne organizimin e sulmeve me metoda fashiste, por jo edhe per opozitarizem parlamentar.
Haradinaj duhet ta ndjeke rrugen e tij, pa u preokupuar prej LVV’se. Patjeter qe duhet te vazhdoje me protesta – edhe ne rruge. Ai duhet te realizoje – te luftoje deri ne fund – per kauzen e tij, sic ishte demarkacioni.
Haradinaj duhet gjithashtu te filloje komunikimin me shoqerine civile, me mediat. Ai duhet ta dije qe ka te drejte ne cfare ben. Kjo Qeveri duhet te ndryshoje. Ky mentalitet qeverises ka nevoje per tronditje. Deri tash rruga ishte e gabuar. Kete qeveri duhet rrezuar me lule, e jo me koktej mollotovi.
Vullnetarisht po lajmerohem per te dhene kontributin tim per ndryshime.
Une e di qe plot Facebook’u eshte i mbushur me moralista, qe kerkojne duar te pastra. Nje numer te tyre edhe i njoh – e qe realisht me te pastra i kane kepucet gjate stines se vjeshtes, se sa duart. I njoh edhe panelistet e studiove televizive, qe flasin per revolucion dhe pasterti. Keta jane me te korruptuarit prej te gjitheve. Edhe rendja e tyre pas LVV’se eshte pjese e strategjise se tyre per t’u korruptuar. Keshtu, te njejtit, rendnin pas Thacit, kur ky pritej te merrte pushtetin.
Dua te them, Ramushi eshte politikan i fuqishem. A eshte i paster? A eshte Thaci i paster? A eshte Rexhep Selimi i paster, ose Fisnik Ismaili? Me thuani kush eshte, pastaj pergjigjem edhe per Ramushin.
Politika asnjehere nuk ka qene nje territor i populluar me njerez te paster, sipas kerkesave te caktuara ne FB. Ne politike duhet te defilojne njerez qe ofrojne zgjidhje, e jo njerez qe ofrojne dhune.
Perndryshe kamikazet qe vrane dhjetera persona ne Belgjike, sipas standardeve materiale dhe morale, ishin te paster dhe pakorruptuar. Nuk e besoj qe dikush ben vetevrasje per arsye materiale. Problemi eshte se te gjitha ata e kane gabim. Ideologjia e tyre eshte totalisht e gabuar. Pra, nuk mjafton pastertia materiale per t’ia besuar dikujt udheheqjen e shtetit. E Levizja Vetevendosje e ka ideologjine gabim, por edhe ne gjirin e saj ka njerez te korruptuar deri ne palce.
Ramushi duhet ta kapitalizoje kete momentum.