Rritja e numrit tё popullsisё skenar horrori

 

Katёr milionё njerёz mё shumё se sot – sipas parashikimeve tё OKB – do tё ketё globi nё fund tё shekullit. Ata i kёrcёnon uria, luftrat, epidemitё. Megjithatё ekspertёt nuk shohin vetёm me pesimizёm drejt sё ardhmes.

Ne shkruajmё vitin 2100: anё e mbanё globit dynden 11,2 miliardё njerёz. Shumica e tyre jetojnё nё ndonjёrin nga mega qytetet. Ajo qё dikur ishte Pekini shtrihet pёrtej deltёs sё gjerё tё lumit Perl. Smogu mbulon qytetin, aq sa nuk mund tё dallosh gradaҫelёn mё tё afёrt. Nё Lagos nё Nigeri nё trafikun e dendur tё duhen disa ditё pёr tё kaluar nga njёri cep i qytetit nё tjetrin. Nё lagje tё veҫanta pёrgjatё rrugёs mbizotёron varfёria, uria, dhuna dh epidemitё. Nёse dikush largohet kёtu nga makina e izoluar hermetikisht, rrezikon jetёn. Njё vizion horrori.

Tё varfёrit edhe mё tё varfёr?

"Rritje popullsie ka kryesisht nё vendet nё zhvillim, ku njerёzit qysh tani nuk mund tё furnizohen as me gjёrat mёse tё domosdoshme", thotё Ute Stallmeister nga fondacioni Popullsia Botёrore nё Hanover. "Rreziku ёshtё, qё varfёria dhe uria tё shtohen edhe mё shumё."

Symbolbild Slum

Megjithatё skenai i horrorit jo patjetёr do tё bёhet realitet. "Me tё tilla zhvillime si rritja e popullsisё dhe varfёria nuk ёshtё kaq e thjeshtё", thotё Gerhard Heilig, i cili deri mё 2013 ka qenё pёrgjegjёs nё OKB pёr parashikimet mbi popullsinё. "Rritja e popullsisё mund tё ketё edhe efekt pozitiv ndaj rritjes ekonomike."

Rinia: pa punё, pa perspektivё?

Por pёr kёtё ёshtё i nevojshёm njё sistem funksionues ekonomik, qё nuk ёshtё i brejtur nga korrupsioni si dhe rini e mjaftueshme. "Nёse shumica dёrmuese e njerёzve ёshtё nё moshёn aktive, atёherё kjo ёshtё premisa mё e mirё", thotё Heilig. Nё Afrikё ёshtё kёshtu. "Nёse arrihet, qё kёta tё rinj tё kualifikohen mirё dhe tё krijohen vende pune, atёhere atje do tё ketё rritje ekonomike."

Edhe Ute Stallmeister sheh potencial tё madh nё vendet nё zhvillim me rritje tё shpejtё – nё kushte tё veҫanta: "Nёse kёta tё rinj rriten tё shёndetshёm, marrin arsim dhe gjejnё njё punё me kushte njerёzore, atёherё mund tё krijohet njё rritje e jashtёzakonshme ekonomike. Kёtё e kanё demonstruar tashmё vendet aziatike me zhvillim tё shpejtё, tё ashtuquajtura vendet tigёr."

Japan Menschenmassen in Tokio Symbolbild Weltbevölkerung bald 7 Milliarden

Qytete: me dyndje, zhurmё e smog?

Me rritjen e popullsisё do tё avancojё edhe mё tej urbanizimi. "Do tё intensifikohet jo vetёm zhvendosja nga zonat rurale nё qytet, por edhe rritja e popullsisё nё qytete ёshtё jashtёzakonisht e madhe", thotё Gerhard Heilig. Por veҫanёrisht zonat e slameve do tё shtohen edhe mё tej, nё rast se qeveritё nuk investojnё mё shumё nё infrastrukturё, furnizimin me ujё dhe sistemet e kanalizimit. "Nёse nuk bёhet kjo njerёzit do tё jetojnё nё kushtet mё tё kёqia."

Por sidoqoftё nёse vazhdon rritja e popullsisё, atёherё nuk ka alternativё veҫ urbanizimit. "Nuk ёshtё e arsyeshme, qё 11 miliardё njerёz tё shpёrndahen nё mёnyrё tё barabartё anё e mbanё globit", thotё Heilig. Sepse konsumimi i resurseve dhe shkatёrrimi i natyrёs mund tё shmangen nga rritja e qyteteve. "Urbanizimi ёshtё njё tendencё pozitive", mendon edhe Ute Stallmeister. "Furnizmi mund tё realizohet brenda njё zone relativisht tё dendnur. Shёrbimet shёndetёsorre janё mё lehtё tё arritshme, se sa p.sh. nёse jeton nё zona rurale nё Etiopi, ku nuk ka rrugё."

Tё shёndetshimit tё kёrcёnuar nga epidemitё?

Atje ku njerёzit jetojnё dendur me njeri-tjetrin edhe shёndeti ёshtё mjaft i rrezikuar. Epidemitё mund tё pёrhapen lehtё. "Eshtё pёr kёtё arsye jashtёzakonisht e rёndёsishme tё investohet nё zhvillimin e vaksinave, nё mёnyrё qё tё mbytet qysh nё filiz rreziku i pёrhapjes sё epidemive", vё nё dukje Stallmeister.

Por duhet qё sistemet e shёndetёsisё nё pёrgjithёsi tё forcohen. Nё vendet nё zhvillim mungon personeli i shkolluar mirё. Ndaj, sipas Stallmeister: "Edhe qeveria gjermane duhet ta mbajё premtimin e saj dhe tё investojё mё shumё nё ndihmёn e zhvillimit."

Nga epidemitё mud tё vdesin shumё njerёz, gjё qё do t'i bёnte tё pavlefshme tё gjitha parashikimet pёr rritjen e popullsisё. Por njё kёtё nuk e dёshiron askush.

Refugjatё vetёm nga lufta dhe uria?

Pёr krizёn aktuale tё refugjatёve shkak janё kryesisht lufta, terrori si dhe qeverisja jo e mirё nё shumё vende nё zhvillim, thotё Heilig: "Rritja e popullsisё nuk ёshtё shkak pёr migracionin". Ajo vetёm mund tё ashpёrsojё faktorё tё caktuar, nёse qeveritё dёshtojnё dhe nuk kujdesen pёr paqen dhe pёr njё infrastrukturё funksionuese.

Mjedisi i shkatёrruar?

Sa mё shumё njerёz tё ketё nё Tokё, aq mё shumё konsumohen burimet. Llogaria ёshtё farё e thjeshtё: "por ёshtё edhe njё ҫёshtje se si vprojmё me kёto burime", thotё Ute Stallmeister nga fondacioni Popullsia Botёrore. "Sepse nёse tё gjithё njerёzit nё Tokё do tё jetonin kёshtu, siҫ bёhet sot nё Gjermani apo nё SHBA, atёherё Toka qysh sot nuk do tё kishte mё kapacitet."

Nёse prej kёsaj njeriu nxjerr mёsime, atёherё ai nё vitin 2100 mund tё jetojё i lumtur nё Tokё, vёren Stallmeister. E megjithatё ka mundёsi, qё tё ngadalёsohet rritja e popullsisё. Sepse 74 milion gra padashur mbeten shtatёzёna ҫdo vit nё vendet nё zhvillim. "Eshtё kaq e thjeshtё, qё tё evitohet kjo. Mjafton tё bёhet vullnetarisht planifikimi familjar dhe tё krijohet sensibilizim." Kjo sipas vlerёsimeve do tё kushtonte mё pak se nёntё miliardё Euro nё vit. Para qё nё sfondin e pasojave tё mundshme tё rritjes sё populsisё do t'ia vlenin tё investoheshin.

SHKARKO APP