Rritja javore e infektimeve e frikshme… Përse?

Nga Kastriot Islami –

Cdo javë shqiptarët po terrorizohen, me ose pa qëllim, nga shifrat e infektimeve nga COVID-19…

Vetëm në 14 javë shifra javore ka kaluar nga 56 të infektuar në javë në 1047 të infektuar në javë, pra një rritje me 19 herë… Madje nëse do ti referoheshim edhe shifrave të datave 23-26 gusht do të vinim re se shifra javore e infektimeve ka arritur në 1115 të infektuar, pra 20 herë më e lartë. Ndërkohë që vetëm në periudhën 10 mars deri në 30 maj (për 80 ditë), kur Rama mburrej se kishte shifrën më të ulët të infektimeve në Europë, meqë ishte i pari që i izoloi shqiptarët në ekstrem, shifra e infektimeve ishte gjithsej 1122 të infektuar…

Situata duket jasht kontrollit të qeverisë. Dhe kjo duket e qëllimshme?! Ose me siguri për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë…! Dua të besoj të jetë kjo e dyta por edhe një kombinim i tyre nuk përjashtohet…

Rama pasi tentoi në fazën e parë të krijonte përshtypjen se ishte menaxheri më i suksesshëm në Europë e botë, duke manipuluar rëndshëm shifrat dhe madje duke kritikuar të gjithë vëndet e zvhvilluara, mori shumë shpejt përgjigjen e merituar nga Fondacioni Forbes që e kalsifikoi qeverinë e tij të fundit në Europë për “efikasitet në menaxhimin e krizës sanitare”. Pastaj u nis për pushime të gjata në bregdetin e Jonit duke mos e carë fare kokën për cfarë po ndodhte në spitale me të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19 apo me mjekët që shërbenin në mënyrë heroike pa mjetet e medikamentet e duhura dhe pa bërë asnjë ditë pushim…por vetëm duke menduar se cfarë do të bënte për ti shpëtuar ndëshkimit, madje duke menduar të luajë edhe lojën ekstreme të sovranistit.

Përse shumë vetë mendojnë se kjo “lojë” e Ramës me shifrat e stërritura të infeksioneve është e qëllimshme? Ndërkohë që shifrat e vdekjeve po i mban relativisht të ulta duke i manipuluar?! Ata shprehen se Rama kërkon jo vetëm të fajësojë shqiptarët për përhapjen e virusit por po tenton ti terrorizojë ata që të ketë mundësi të marrë përsëri masa drastike, por ketë rradhë që fshehin synime politike…

Rama i friksuar nga situata shpërthyese për shkak të sjelljeve të tij antipopullore por edhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve dhe bizneseve për shkak të katastrofës ekonomike, po tenton që frikën nga COVID-19 ta përdorë thjesht për të ndaluar aktivitetet politike, grumbullimet antiqeveritare apo manifestimet kundër korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin e trafiqet…

Por nuk përjashtohet as fakti që kjo qeveri po nxjerr qartas në pah paaaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj… Nuk dinë se cfarë të bëjnë se janë të paaftë.. Nuk kanë para se i ka mbytur korrupsioni… Janë të papërgjegjshëm se nuk mendojnë për të qeverisur hallet e shqetësimet e qytetarëvë por gjithë ditën e gjithë natë konsumojnë kohë e energji sesi të vjedhin zgjedhjet dhe të fitojnë një mandate tjetër… Sigurisht për vazhduar vjedhjet por edhe nga frika e ndëshkimeve…

SHKARKO APP