Rrymat e lidershipit serb e rus që fryjnë mbi Ballkan

Prof. Lisen Bashkurti

Vrasja politike e Oliver Ivanovicit në veri të Kosovës po vihet në objektin e debatin politik dhe mediatik të Serbisë. Në një shkrim që kam bërë ato ditë vrasje, shpreha opinionin tim se vrasja e Ivanovicit ishte tipike politike, e stilit të ”cerna rukes”, me qëllime si ngjarje e Sarajeves në 1914, e cila dogji botën në Luftën e Parë Botërore.

Rikthimi i debatit mbi vrasje Ivanovicit këto ditë po e lidhe këtë vrasje me Presidentin Vuçiç. Shkak po bëhen edhe disa përgjime, sipas të cilëve, Vuçiç implikohet në këtë vrasje. Akuza më e rëndë ka ardhë këto ditë nga Kryerepublikani Serb, Nikola Sandulovic mbi Presidentin Serb, Vuçiç. Ndër të tjera , ai thekson;

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mund të them se sinqerisht se jam i tmerruar me retorikën e sëmurë të një diktatori ballkanik, një mafiozi të vërtetë në rajon, të një krimineli që përdor të gjitha mjetet për ta mbuluar të vërtetën. Ai gënjen shqiptarët e Kosovës, gënjen BE-në, gënjen SHBA-të se ai është bartës i paqes, e në fakt ai është faktori i vërtetë i destabilizimit dhe pengesë e zgjidhjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo deklaratë e hapur del shumë qartë se modelet e lidershipeve Ruse e Serbe, po fryjnë në Ballkanin Perendimor, duke rritur kërcënimin për paqen, sigurinë dhe demokracisë në këtë pjesë të Evropës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?