Rudina Xhunga fillon në të njëjtin orar në “Vizion Plus, emisionin “Dritare”
Tashmë gazetarja që Rudina Xhunga emisioni i së cilës "Shqip" u mbyll papritmas nga Top Channel, nuk do ti ndërpresë mardhëniet me shikuesin e saj. Mësohet se Xhunga sapo ka rënë dakord me derejtuesit e Vizion Plus që të nisë të njëjtin format emisioni në të njëjtën ditë. Ndryshimi i vetëm do të jetë se emisioni nuk do të quhet më "Shqip", një markë që i takon Top Channel, por do të ketë një emër tjetër. Sipas të gjitha gjasave Xhunga do ti kthehet emrit të vjetër "Dritare" që emisioni i saj mbante kur e kaloi nga TVSH-ja në Top Channel 12 vite më parë.