Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese dhe pse fiton LSI?

Nga Kreshnik Spahiu –
Kam 24 orë, që degjoj mbi 124 gazetar, te cilët s’kuptojnë asgjë për listat e përbëra apo të përbashkëta.
Situata është aq komike, sepse as pronarët nuk e kan aspak të qartë si koncept juridik.
Miqēsisht po i sqaroj 2-3 element që edhe njerzit të kuptojnë cpo ndodh dhe pse kundërshton opozita.
Troç dhe shqip:
1- Listat po hapen por serish ato i harton Rama dhe Basha
2- Populli do zgjedh partine apo koalicionin qe pëlqen,
3- Populli do votoj edhe kandidatin e preferuar ne partinë e tij por si gjithmon mes 140 emrave qe ka firmos Rama-Basha
4- Koalicionet do lejohen para dhe pas zgjedhjeve she nuk do hiqen siç po gënjen Basha.
5- Lista e deputetëve të koalicionit do jetë vetëm një dhe jo 42 lista me nga 140 emra. Pra populli do zgjedh mes 140 kandidatve te koalicionit dhe jo mes nje liste me 14.000 emra sepse donduhet nje flete votimi e gajte sa një letër higjenike 1000 metra e gjate.
6- Çdo vend europian që lejon listat e hapura dhe koalicionet, aplikon list të perbashkët unike per koalicionin dhe jo 42 lista.
7- Me lista unike dhe lista te hapura nxiten levizje të reja politike ne Shqiperi.
8- Nga listat e hapura dhe unike barazohet vota dhe kemi mandat natyral jo duke mbledh therime te partive te vogla.

Po pse kundërshton Opozita jasht parlamentare?

1- Në thelb ajo fiton zgjedhjet me këtë sistem sepse maksimalizon votat në një koalicion para zgjedhor por nga kjo humbet PD disa depuet.
2- Lista e përbashkët nënkupton që nga 140 emra, 60 të ketë Partia Demokratike dhe 80 aleatët e saj.
3- PD duhet ligjerisht të pranoj 50% listës me emra nga LSI referuar rezultatit zgjedhjeve të fundit pralamentare 2017, ku LSI fitoi 21 mandate dhe PD fitoi 38.
Në pērpjestim të drejte LSI duhet kete 42 emra ne liste. Shtoi kesaj liste 5 emra nga PDIU, 2 nga PBDNJ, 3 Partia Agrare, 2 Demoristiane etj etj.
4- Basha nuk do pranoj kete formule sepse del parti e 3 në vend dhe do detyrohet te largoj LSI.
5- Kjo do nxis daljen e 3-4 koalicioneve te tjera dhe te reja

Pse ndodhi e gjitha kjo:

A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandatve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë cdo gjë në parlament.
B- Gjitjashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës.
C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit
D- nderkombetaret po ndeshkojne gabimin dhe arrogancen e Berishes dhe Bashes me djegien e mandatve
E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025

Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025

SHKARKO APP