Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames?
“Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera’…
Nga Blendi Fevziu –
Mjaftoi nje postim ne tuiter i Kryeministrit Rama qe administrata shteterore shqiptare te mesoje se diten e hene, ne date 25 Korrik do te jete nje dite pushimi. Nuk eshte degjuar deri me sot, qe nje postim ne rrjetet sociale te kete vleren e nje vendimi zyrtar shteteror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte kete vendim, as me cfare numer shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njekohesisht nje dite feste per kalimin e reformes ne drejtesi!
Padyshim qe reforma ne drejtesi ishte nje moment i rendesishem per politiken shqiptare. Shpresohet qe te jete nje moment kthese ne shtetin e se drejtes dhe ne respektimin e ligjit. Por nese Kryeministri ishte kaq entuziast per kete, ai mund te ftonte ke te donte dhe te festonte ne Kryeministri, ne shesh, ne ndonje lokal apo po te donte dhe ne shtepi. Ai mund te festonte me partine e tij, me partine e Ilir Metes e po te donte edhe me Lulzim Bashen, meqe reforma kaloi me 140 vota, por Kreu i qeverise nuk mund te merrte nje vendim personal, qe implikon administraten dhe veshtireson jeten e te gjithe shqiptareve.
Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera. Do jene te gjithe ne plazh, duke festuar reformen ne drejtesi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjeshte nje tuiter te Kryeministrit disa miliona euro. Vec problemeve qe do ndeshin qytetaret, postimi i Kryeministrit do t’i sjelle vendit edhe nje kosto prej disa miliona eurosh. Nese i referohesh fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore per administraten shteterore qendrore ai eshte 5.8 miliard leke. Duke e pjesetuar me 22 dite pune, i bie qe shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne dite.
Dhe kjo vetem qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmen e kesaj qe paguhet per administraten lokale, i bie qe Qeveria te paguaje nga parate e taksapaguesve plot, 4 milion euro vetem paga, per nje pune te pakryer. Ky eshte nje dem i paster ekonomik pasi me nje urdher administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale te marredhenies punemarres – punedhenes. Nje marredhenie qe percakton se per te perfituar page, duhet te ofrosh sherbimet e percaktuara ne kontrate. Keto sherbime tashme jane anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajne disa milion euro sepse Kryeministri ka vendosur te festoje.
Nese Kontrolli i Larte i Shtetit do te kerkonte nje shkelje te paster dhe nje dem ekonomik te mirefillte mund ta niste ketu.
Dhe e fundit, shteti nuk eshte nje ciflig privat qe punon kur do pronari dhe pushon kur ai nuk ka me qejf. Ne shtet marredheniet e punes i percakton kushtetuta, kodi i punes dhe shume ligje te tjera dhe jo humori i kujtdoqofte.
Ndaj te henen do te jemi pushim, sepse keshtu na u tha ne tuiter dhe do te punojne vetem deputetet, pikerisht ata qe votuan reformen ne drejtesi dhe qe me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i Kryeministrit!
Blemdi Fevziu