Sa ndikojnë mediat sociale në ato tradiocionale në Shqipëri?
Zyra e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë publikoi së fundi një studim mbi nivelin e përdorimit të mediave të reja, si dhe aspekte pozitive dhe negative të tyre në spektrin mediatik profesionist shqiptar.
Fenomeni i “fejsbukëzimit” të gazetarisë
Referuar studimit, Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri, ku shkalla e penetrimit në fillim të vitit 2015 ka qenë në rreth 45 përqind të popullatës. Pas një lloj ngurimi fillestar në pesë vitet e fundit, mediat profesioiste shqiptare e kanë vlerësuar dhe janë angazhuar për të rritur prainë në mediat sociale. Për këtë ato kanë hapur faqet e tyre institucionale apo fun page në rrjetet sociale dhe në mediat e tjera sociale për të qenë sa më afër audiencës së tyre dhe të kenë sa më shumë kanale komunikimi me të. Për ekspertët e Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë që zhvilluan një kërkim njëmujor, 7 korrik – 7 gusht 2015 rezultoi se Facebook dhe Twiter përdoren drejtëpërdrejt si burim informacioni për gazetarët, të cilët citojnë statuse apo postime të politikanëve, artistëve e personazheve të ndryshën të shoqërisë dhe krijojnë lajme prej tyre. Aq sa përdorimi i Facebook-ut si burim informacioni për gazetarët ka krijuar dukurinë e re të quajtur nga studiuesit dhe si “fejsbukëzim” i gazetarisë.
Mediat sociale si mjete interaktive komunikimi
Laureta Zela, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë dhe Komuikimit në Universitetin e Tiranës mendon se ndikimi i mediave sociale mbi mediat profesioniste shfaqet më shumë tek lajmet e sektorit të politikës, sidomos në prag dhe gjatë fushatave elektorale. Çdo postim në Facebook a Twitter i politikanëve me peshë është lajm dhe pasqyrohet në edicionet qendrore informative të televizioneve kryesore, thotë Zela për Deutsche Welle-n. “I gjen në gazeta të nesërmen dhe sigurisht në portale online. Janë ato lajme qe ne i klasifikojmë si ‘lajme-Public Relation', ku puna e gazetarit është thuajse zero”.
Elvin Luku, redaktor i lajmeve në Televizioin Vizion Plus, i cili është mjaft aktiv në mediat sociale, nuk shikon ndonjë problem që mediat tradicionale kanë referenca nga mediat e reja. Sipas tij, mediat sociale janë mjete interaktive komunikimi që duhen shfrytëzuar maksimalisht nga gazetarët. Janë platforma të shpejta, multimediale dhe të ofrojnë dëshmi e informacione të bollshme, thotë Luku për Deutsche Welle-n. “Falë rrjeteve sociale, rrahja e futbollistëve shqiptarë, pas hedhjes së dronit, në stadiumin e Beogradit u zbardh brenda dy orësh. Videot dhe fotot e xhiruara dhe postuara në këto rrjete u përdorën dhe si argument gjatë procesit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS), që i dha zyrtarisht tre pikët Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2016”.
Dr. Ardita Reçi, pedagoge e Gazearisë dhe Komuikimit në Uiversitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër e përshkruan marrëdhënien mes këtyre mediave si simbiotike. “Jo rrallëherë informacionet që transmetohen së pari në mediat sociale, për shkak të lehtësisë dhe shpejtësisë së depërtimit në to, transmetohen ashtu fjalë për fjalë edhe në mediat tradicionale, por edhe lajmet e shtypit apo të televizionit shpeshherë tag-ohen, në faqet e komunikimeve masive sociale, duke krijuar kështu një rreth vicioz komunikimi”, shprehet për Deutsche Welle-n, dr. Ardita Reçi.
Krijimi i opinionive të nxituara
Por në këtë vorbull komunikimesh të përsëritura, apo të ripërtypura, sa nga njëra e sa nga tjetra media, sipas saj, shfaqen disa dukuri të mosrespektimit të parimeve profesionale. Ndër ta më i dukshmi për dr. Reçin është fenomeni i mosverifikueshmërisë së fakteve, pas të cilit vjen edhe publikimi i informacioneve të njëanshme, me vetëm një burim informacioni, shpeshherë edhe ky i paidentifikueshëm. “Rastet e mosrespektimit të parimeve profesionale janë edhe më të kujtueshme atëherë kur flasin për jetën private të personazheve të bërë të njohur mediatikisht. Ndërsa rastet më flagrante për mendimin tim janë denigrimet e figurës së personave të caktuar, duke ndikuar jo vetëm në krijimin e një opinioni të nxituar, por në paragjykimin e ngjarjeve të caktuara. Aq më keq pastaj, kur këto informacione transmetohen pa u përpunuar edhe në mediat profesioniste”.
Elvin Luku nga Televizioni Vizion Plus në Tiranë kujton një rast konkret, kur një koleg i tij gazetar publikoi në një platformë online një shkrim satirik, i cili ironizonte kryeministrin Rama, kabinetin dhe anëtarë të PS-së, duke e renditur atë si liderin më të gjatë në botë. “Kjo, sipas tij, ka përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe është një tjetër sukses i kësaj qeverie. Ky shkrim u kopjua, pa kurrëfarë verifikimi, nga thuajse të gjitha gazetat e mëdha të vendit, disa televizione, madje dhe portalet në Kosovë. Këtu dalim te një çështje problematike, por jo për faj të portaleve e medias online, por për shkak të mungesës së profesionalizmit të gazetarëve shqiptare. Një fluks i tillë informacioni kërkon gazetarë më të zotë, që kanë aftësinë dhe detyrimin për të seleksionuar, verifikuar dhe informuar”.
Ndërkohë pedagogia e Gazetarisë dhe Komunikimit Laureta Zela, trego se ka raste nga fusha e showbiz-it, ku ndonjëherë ndërthuren edhe lajmet e ekonomisë, biznesit, kronikës rozë, por edhe nga politika. Ndërsa praktika e përgënjeshtrimit të lajmit të pavërtetë ose të rremë le për të dëshiruar edhe pse ndonjëherë dëmi është i parikuperueshëm”.
Konkurueshmëria mes mediave tradicionale dhe sociale
Për Zelën ato bëhen gjithnjë e më shumë konkuruese, sidomos sa i takon shpejtësisë së përcjelljes së informacionit. “Por kjo garë, se kush është i pari në dhënien e informacionit ka shkuar në kurriz të saktesisë së informacionit, verifikimit të burimeve si dhe çështjet etike, anonimati mbeten shqetësuese. Megjithatë, duket se e ardhmja është në favor të mediave sociale pasi këtë e dikton teknologjia, jetojmë në kohën e ekonomisë së vëmendjes.”
Për Elvin Lukun nuk janë platformat në internet dhe rrjetet sociale ‘armiku' i mediave tradicionale por koha. Nga ana tjetër në epokën digjitale, teknologjia e ka shkatërruar gazetarinë vertikale, pasi, tashmë gazetaria bëhet në linjë, bashkë me qytetarët. Sot çdo qytetar mund të jetë një media. Në këtë kuptim, duhet thënë se mediat sociale i kanë krijuar mundësinë gazetarisë të ‘rishpikë' vetveten. Kjo do të thotë që televizionet dhe gazetat nuk duhet t'i rivalizojnë por t'i përfshijnë dhe t'i bëjnë mediat e reja pjesë të tyre”.