Sahati që i kthen Shkodrës pulsin e këputun të kohës

Albert Vataj

Shkodra, prej parmram asht ra me fjetë e çu me kohëmarësin që koha deshti me i’a myll gojën e me i’a nal turrin, me i’a varrue t’gjallt e me shue kujtimin tekatje ku bahet e pamujtun ktjimi. Por asht dikush, që tue dasht me e rikthye Shkodrën n’madhështin e vet, mendon se kjo bahet e mujtun vetëm përmes rimishërimit të shpirtit të saj, rikthimit të simboleve, me t’cillat Shkodra asht identifiku e ka xan edhe me u krenu.

Asht kryebashkiaku, Benet Beci, i cilli, si tue dasht me përmbush nji amanet të t’parve t’vet, po ban t’pamujtunen me nxjerr Shkodrën prejku nji politikë kokëzbrazun e hedhi. Ai po i’a kthen Shkodrën shkodranve, dhe kyt zonj t’rand hirit, dhe hyjnimit që xuni fill me nji legjend e u madhështu me korifejt e saj, tue e mat kohën me sahatat qi vareshin n’qiellin e andjes dhe kohëmatjes.

Prej mram, sahati që ka trishtu me heshtjene vet për shumë vite, ka xan me ecë, me vazhu matjen e kohës së mbetun diku në nji skaj të t’shkumes.

Tue nis me kërsit me akrepat e vet mbi hapat e kahmotshëm të Shkodrës, lyp me gjetë hapa qi turravrapen, zemra që përshpejtojnë e pritje që s’lodhen me ju vu përmas, ndoshta me diftu se akrepat e tij janë hapat e tyne, asht tik-taku i zashmërisë së shpirtit, asht durimi që mat pritjen.

Shkodres prej parmramë i asht rikthy pulsi i mungum i nji ritmi të ndryshum që ka xan me ju vu përmbas.

Shkodrës tue ju kthy sahati, i përtrihet ora, e gjallnimin lyp me gjet turreve që yshtin akrepat e saj.

Ndoshta asht njaja orë që na kujton se duhet me nxitu, jo me xan kohën kur ky sahat s’ka punu, por të tashmen që akrepat e tij masin me nji hap ritmik.

“Shkodra, pervec sahatve t’kumbanoreve, ka edhe sahatin e qytetit.

Per dekada ky objekt u injorue, u shtye n‘harrese, u la n‘rrenim. Patem kryebashkiake „shkodrane t‘vjeter“, „t‘shpronsuem“ e „familje t‘mdha“, t‘lindun n‘internim e turli sojit, qi deshten ma shume karrigen e xhepin, tuj lane n‘harrese qytetin.

Por del dikush qe kujtohet edhe per nevojat, bukurite, e „dashnite“ e qytetit,” shkruan në një postim Pjetër Logoreci.

Nderime dhe mirënjohje i takojnë Benet Becit, i cili tue rikthye një nga ikonat e qytetit t’Shkodrës, po dëshmon vendosmëri dhe vullnet për me u’a rikthy Shkodrën shkodranve.

SHKARKO APP