Sali Berisha dhe ÇEZ-i

Nga Spartak Ngjela/

Pse është shqetësuar për ÇEZ-in Saliu? Dhe, pse është hedhur në një sulm qesharak me hetim ndërkombëtar? Sepse po i ikën Meta. Por mbas kompanisë së Metës, sigurisht do të vijë edhe radha e “kompanive mjelëse” të Saliut.

Saliu tani, për këtë arsye, po kërkon të zgjerrojë rrethin e implikimit, që të shpëtojë Metën. Në fakt brenda politikës është; por asaj mafioze, ama. Janë të dy të rrezikuar: nëse arrestohet Meta me gjithë këto skandale; merr fund edhe korrupsioni Berisha. Këtu ka ardhur politika sot. Po Rama, çfarë po bën? Ne nuk po shohim gjë, por nuk duhet të ngatërrohet. Kjo çeshtja Meta tani duhet të lihet të rrejdhe vetë. Po Saliu që po kërkon ta ndërpresë? Asgjë nuk bën dot, se krimi është jashtë Shqipërisë. Tani është bërë hetimi. Po shqiptarët ende nuk janë në lartësinë e duhur për të krijuar vatrat e mbrojtjes së të drejtave të tyre kundër krimit shtetëror. Ndërkombëtarët kuptohet se e duan fatin e shqiptarëve më shumë se klasa politkie shqiptare. Po krerët e Partisë Demokratike? Ata nuk dihet se ku janë, sepse janë rrëzuar nga pushteti për korrupsion. Por, a mos vallë do të kemi një bashkim të korrupsionit politik kundër avenirit të Shqipërisë, që është futja strukturalisht në Perëndim; përkatësisht në BE?

Gjithë këtë tronditje të krimit shtetëror shqiptar e ka sjellë fakti i ekzistencës së opcionit aktual të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj edhe mundet që korrupsioni të bashkohet; se ata të bashkur janë; në një kohë që, disave prej tyre, iu humbën dhjetra miliona Euro në Qipro, pas falimentimit të bankave të Qipros. Po Rama, a do bashkohet me Korrupsionin kundër Perëndimit? Deri tani nuk po shohim që të jetë bashkuar, se sokëllima e Saliut kundër tij, me barazpeshë në skandalin e fundit Meta, e tregon që ende nuk duket se e kanë thyer. Por a do ta thyejnë Ramën këta të dy: Meta dhe Berisha? Të presim. Bashkimi i Ramës me grupin korruptiv Berisha – Meta; do të ishte përmbysje përfundimtare e korrupsionit në Shqipëri, me revoltë popullore, se ky shtet nuk ka para; dhe remitancat e emigracionit, që e kanë mbajtur deri tani, kanë rënë në mënyrë drastike.

Prisni dhe shikoni!
Gjithsesi politikën perëndimore antikorrupsion dhe kundër krimit shtetëror në Shqipëri, shqipëtarët e kane PRO. Dhe kjo nuk është pak. Nuk ka tolerancë perëndimore kundër: Berisha, Meta e kompani. Ky është sukses historik për shqiptarët. Le të shohim dhe një muaj.

SHKARKO APP