Sali Berisha: Përgjigje Presidentit të Serbisë, Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç! (III)
Nga Sali Berisha
(Pjesa e tretë, e fundit)
Ne krye te kesaj pergjigje, date 21 korrik 2019, theksova se akuza e zotit Vuçiç ndaj meje per Shqiperine e Madhe nuk me çuditi aspak. Kjo sepse ai nuk ka bere gje tjeter veçse ka perseritur ne menyre identike nje akuze bajate te bere ndaj meje me te njejtat motive dhe me dhjetra e qindra here nga paraardhesit e tij, serbomedhenjte Millosheviç, Sheshel, Nikoliq.
Njelloj si presidenti aktual i Serbise dhe Serbomadhise, çerek shekulli me pare idhulili i tij i atehershem Sllabodan Millosheviç, me kete akuze do te me deklaronte person nongrata, ndonese nuk kisha kerkuar kurre qe ta takoj apo vizitoj Serbine nen sundimin e tij. Terbimi i tij lidhej me arsyen themelore, se Shqiperia refuzonte me vendosmeri çdo harte te tij qe ai prodhonte dhe qarkullonte per ndarjen e Kosoves midis Shqiperise dhe Serbise per te realizuar qellimin e Serbise se Madhe.
Njelloj si Vuçiç sot, ish frymezuesi dhe shefi i tij Sheshel, me kete akuze ndaj meje dhe per te njejtin motiv, vite me pare do deklaronte se Berisha ishte aq i rrezikshem sa duhej “pjekur ne hell”.
Per te njejtet arsye qe me akuzon sot Vuçiç, paraardhesi i tij Nikoliq perseriste ne çdo takim me vizitore te larte te huaj ne Beograd dhe jashte, se per ne – udheheqjen e Serbise, nuk eshte problem Thaçi por problemi kryesor eshte Sali Berisha, i cili sipas tij po lufton per Shqiperine e Madhe, dhe kjo vetem e vetem se Shqiperia kundershtonte ne menyren me te prere ne bashkepunim te ngushte me aleatet, partneret dhe fqinjte kerkesat e Beogradit per ndryshimin e kufijve te Kosoves per interes te Serbise se Madhe.
Miq, pra te gjitha keto akuza te paraardhesve te zotit Vuçiç perfshi ketu akuzen e tij te dates 20 korrik 2019, kane patur dhe kane ne baze denoncimin dhe kundershtimin e prere nga Shqiperia, me te gjitha mundesite qe ka patur ajo ne te gjitha takimet bilaterale, multilaterale dhe forumet e konferencat nderkombetare, te projektit luftenxites, racist, antidemokratik, antishqiptar dhe anti europan te krijimit te Serbise se Madhe nepermjet aneksimit me lufte, me para, me çdo mjet dhe tani se fundi me Kalin e Trojes, siç po e damkosin rendome mediat trojken famzeze te Zografit Bis, Miladinit Shqipfoles dhe Baton Stanishiqit, te territorit te shtetit te pavarur te Kosoves.
Presidenti Vuçiç dhe trojka shqipfolese e tij kerkojne marreveshje Kosove – Serbi te bazuar ne parime naziste apo staliniste te rracizmit dhe urrejtjes nderetnike ne “shkembim territoresh” dhe vendosjes se kufijve sipas lijnave te pastra etnike, ne spastrime te reja etnike dhe ne shkeljet me flagrante te parimeve dhe te ligjeve themelore nderkombetare dhe te drejtave universale te njeriut.
Ndaj miq, sulmi i birit shpirteror te Millosheviçit dhe Sheshelit, vertet me ben nder pasi vjen pas kundershtimeve te mia te prera te projektit te tij luftenxites te Serbise se Madhe, projekt i cili hap kutine e Pandores ne rajonin qe ne 110 vitet e fundit ka njohur luftra dhe konflikte me shume se te gjitha rajonet e tjera te Europes. Gjithashtu shtoj ketu se zona apo rajone me te vogla apo me te medha me perberje multietnike, si Veriu i Kosoves dhe jugu i Serbise, jane jo nje por disa ne Gadishullin tone.
Ky sulm bajat i presidentit te Serbomadhise me nderon pasi vjen pas denoncimit te provokacioneve tij te rrezikshme te koordinuara me trojken albanofobe, Zografi Bis dhe Baton Stanishiq, siç ishte ai i trenit rus te mbushur me mercenare e delinkuente, me te cilin donte te niste marshin drejt Mitrovices dhe si aventurier te shpallte aneksimin “paqesor” te Veriut te Kosoves se pavarur.
Ky sulm i presidentit te Serbomadhise, pashpresmerisht i semure nga sindroma e Shqiperise se Madhe, vjen pas denoncimit tim te perseritur kombetar dhe nderkombetar te deklaratave te tij luftenxitese, raciste, antishqiptare te bera gjate vizites se tij shtatorin e vitit te kaluar ne Kosove. Ne kete vizite ne Veriun e Kosoves, Aleksander Vuçiç provoi se kishte ardhur aty njelloj siç kishte ardhur dekada me pare Sllobodan Miloshviçi ne Gazimestan per te shpallur, (tashme jo me ne Kosoven e pushtuar), ne territorin e republikes se pavarur te Kosoves, projektin e tij te Serbise se Madhe.
Ne kete vizite, si serbomadh i rrezikshem, Vuçiç nuk shpalli Serbine e Madhe si idhulli i tij ne Gazimestan me moton famzeze “Ko kazhe, ko lazhe ..” (Kush thote e kush po rrene se …) por ne tre takimet ne territorin e shtetit te pavarur te Kosoves deklaroi haptas, publikisht me ze dhe figure per serbet, rajonin dhe boten se Serbia “do behet me e madhe” dhe kjo vetkuptohet duke rrembyer territore te shtetit te pavarur te Kosoves. Per te gjitha keto, ai, ne takime te fshehta ne Bruksel, Davos dhe Rome, kishte marre firmen e Miladinit shqipfoles me deshmine e shefit te tij lokal Baton Stanishiq dhe bekimin e Zografit Bis.
Shqiptaret nuk harrojne deklaraten e Vucic gjate vizites se tij ne Kosove, te cilen e kam denoncuar publikisht asokohe, ne te cilin ai ne nje akt te rende provokimi dhe me verberine e nje nacionalisti ekstremist serb, deklaroi haptas se xhelati i shqiptareve te Kosoves, muslimaneve te Bosnjes dhe Kroateve, idhulli i tij shpirteror Millosheviç ishte “nje udheheqes i madh”. E thene kjo ne Kosove, kuptohet se madheshtia e Sllobos buronte nga vrasja, masakrimi, spastrimi i mbi nje milione shqiptare nga trojet e tyre mijra vjeçare, me operacionet e tij naziste te tipit “Patkoi”.
Une denoncova me ashpersine me te madhe qendrimet e tij ne kete vizite ne Veriun e Kosoves sepse ne kuadrin e Serbomadhise, Vuçiç u muar haptas e publikisht me matematiken e famezeze te Çubriloviçit. Po rikujtoj ketu momentin kur Vuçiç, si rracist i mirefillte anti shqiptar, duke harruar se ishte para kamerave ne Zveçan pyeti priftin e nje fshati: “Pop na thuaj sa shqiptare jane tani ne Jabllanice?” Dhe, pas pergjigjes qe mori nga popi, reagoi me urrejtje te papermbajtur duke thene se “kane qene vetem tre, vetem tre..?!”, sikur shqiptaret te ishin aliene apo djaj me zile dhe jo banore ne trojet e tyre mijravjeçare te pushtuara, qytetare deri dje te martirizuar nga barbarite serbe por tashme shtetas te nje vendi te lire e sovran.
Ne te vertete, ne ndonje aspekt, racizmi antishqiptar i Vuçiç me deklaraten e tij se ai “mirekupton plotesisht serbet qe duan te hane ushqim serb, te pine uje serb”, sikur ushqimi dhe uji jo serb apo largqofte shqiptar te ishin helm per identitetin kombetar te serbeve, genet dhe ADN e tyre, shenon nje kulm te ri krahasuar me paraardhesit e tij dhe vet doktrinaret e Serbise se Madhe.
Per te gjitha keto deklarata fyese, poshteruese, kercenuese per shqiptaret e martirizuar te Kosoves pati edhe reagime nderkombetare por trojka famezeze heshti dhe nuk shqiperoi nje fjale te vetme, ose me mire te themi me heshtjen e tyre afirmuan publikisht vehten se skllever te padronit te tyre Vuçiç. Prandaj dhe per ate, problemi ishin vetem Sali Berisha, Lulzim Basha dhe presidenti i Republikes Meta.
Perveç ketyre, akuza e presidentit te Serbomadhise, Vuçiç se une “punoj per Shqiperine e Madhe” vjen gjithashtu pas denoncimit qe i bera paraqitjes se tij dhe argateve te tij ne Berlin me hartat Serbise se Madhe, te cilat u hodhen poshte me perçmim ne Samit nga udheheqja e Samitit si dhe kryeministrat e Kosoves dhe Bosnje Hercegovines per faktin e thjeshte, por edhe tragjik, pasi te gjitha luftrat ne Ballkan kane nisur vetem e vetem per ndryshim te kufijve.
Per te gjitha keto me duhet t’i them presidentit te Serbomadhise se shtetomadhine dhe konfliktualitetin e nxisin ata te cilet, si Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij shqipfoles, kerkojne shkembime territoresh dhe ndryshime te kufijve sipas linjave te pastra etnike dhe ndarjen e shtetit te pavarur te Republikes se Kosoves midis Serbise dhe Shqiperise.
Destabilizimin e nxit dhe paraqet rrezik te vertet vet ai, i cili fillimisht, jo me tanke por me argatet e tij te marre peng me dosje apo transaksione te tjera, shpalli ne Tirane dhe ne Prishtine projektin e Serbise se Madhe si nje projekt shqiptar.
Per te gjitha keto e ftoj z. Vuçiç te mos i fryje urve te nje zjarri, ende te pashuar, te nje konflikti te ri ballkanik ne emer te Serbise se Madhe dhe te heq dore nga loja me Kalin e Trojes – Zografin bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin. Shqiptaret ne te dy anet e kufirit iu kane varur me kohe teneqen ketyre kufomave politike te pakallura. Le ti marre po te doje ne Beograd te ujitin barin e varrit te Esad Pashes se me firmen e tyre nuk do mund ti marresh kurre nje meter katror te territorit te Kosoves.
Gjithashtu e ftoj presidentin serbomadh Vuçiç te heqe dore nga kercenimet e here pas hershme qe ben me ushtri, fluturime avionesh, urdhera gadishmerie ushtarake etj, duke i rikujtuar me kete rast nje perfundim te hidhur te historise se tij kombetare, te artikuluar nga babai modern i serbomadhise, Dobrica Qosiç se “serbet nga vitet 1300 e gjer sot nuk kane fituar asnje nga luftrat e panumerta qe kane zhvilluar”.
Personalisht kam qene dhe mbetem i palekundur ne bindjen time se marreveshja midis Kosoves dhe Beogradit eshte e nje rendesie kryesore per bashkepunimin midis ketyre dy vendeve si dhe per paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Por kjo marreveshje do mund te arrihet vetem kur Beogradi te heq dore nga nje marrveveshje me te cilen ka si qellim qe “Serbia te behet me e madhe”.
Marreveshja midis Kosoves dhe Beogradit do mund te arrihet vetem kur udheheqja e saj te heqe dore nga loja me Kalin e Trojes, me apatride si Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq, te cilet te marre peng me dosje apo transaksione te tjera, kane nxjerre ne treg integritetin territorial, sovranitetin dhe vet pavaresine e Kosoves. Keta Zografer dhe Rrahman Morine te sotem me qendrimet e tyre kane shkelmuar Kushtetuten e Kosoves, Aktin e Pavaresise te saj, Dokumentin Ahtisari, Vendimin e Gjykates Nderkombetare te OKB dhe Marreveshjen e Kapitullimit te Serbise te firmosur nga kjo e fundit me NATO-n ne Kumanove.
Marreveshja midis Kosoves dhe Beogradit nuk do te mund te jete kurre e qendrueshme dhe e pranueshme ne rast se Serbia, agresori nuk kerkon falje publike dhe nuk zhdemton per vrasjen dhe zhdukjen e mbi 13 mije shqiptareve, vrasjen ne lufte per t’u bere te pavdekshem te mbi 2200 luftetareve, deportimin dhe spastrimin etnik te mbi nje milione shqiptareve, rrafshimin e rreth 130 shtepive, shkollave, spitaleve, te gjitha keto barbari kryer ne zbatim te operacionit Patkoi nga idhulli i tij Millosheviç dhe fallangat e tij ne Kosove.
Se fundi, marreveshja midis Kosoves dhe Beogradit do mund te arrihet vetem kur Beogradi te heqi dore nga parimet raciste, naziste te percakitimit te kufijve sipas linjave te pastra etnike dhe te pranoje si themele te saj parimet e njohjes dhe respektimit te plote te sovranitetit, paveresise, integritetit territorial te njeri tjetrit si dy vende sovrane te pavarura si dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te minoriteteve, parimet keto mbi te cilat eshte ndertuar Europa e sotme!