Samiti i G7-s me grindje të shumta

Tema kontestuese në samitin G7 në Taormina ka mjaft: Klima, tregtia, migrimi… Presidenti amerikan Trump po mbanë qëndrim konfliktuoz, ndaj sukses do të ishte nëse nuk ka grindje serioze. “Ky është samiti më i vështirë i G7-s prej vitesh”, tha Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në fillim të takimit. Taormina është një vend i bukur me diell, në bregdetin e Sicilisë. Kjo është ana e bukur e samitit, por disponimi i Tuskut është shumë i keq, për shkak të problemeve të shumta: lufta në Siri, problemet me Korenë e Veriut, Ukraina… “Nëse nuk jemi unik dhe veprojmë së bashku, situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha ai.

Tusk dhe Komisioneri Jean-Claude Juncker janë mysafir në këtë tavolinë. Por në Bruksel e kanë përjetuar edhe vet takimin me Trumpin, ndaj nuk kanë kurfarë shkaku për optimizëm. Pozitat në

G7-Gipfel in Sizilien (picture-alliance/dpa/AP/E. Vucci)

këtë samit janë të ndryshme, për shumë çështje, si klima apo tregëtia, konflikti në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë.

Dallime ka edhe për çështjen e refugjatëve, që për Italinë është një problem shumë i madh, sepse vetëm disa kilometra më larg nga Taormina vijnë rregullisht me qindra e mijëra refugjatë nga Afrika. Juncker paralajmëron nga zgjidhja e pjesshme e problemit të refugjatëve. Ai thotë se ky është një problem global që duhet ta zgjidhin të gjithë. Ndërsa Trump ka kritikuar gjatë samitit të NATO-s politikën ndaj migrantëve dhe ka kërkaur që këtë problem ta zgjidhin evropianët.

Gjermania e “keqe”

Në këtë samit për herë të parë janë mbledhur edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja britanike Theresa May, italiani Paolo Gentiloni dhe Presidenti amerikan Donald Trump. Juncker përpiqet të zbusë mosmarrëveshjet, pas deklaratës së djeshme të Presidentit Trump se “Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj” (“The Germans are bad, very bad”). Juncker po përpiqet tani që këtë fjali ta shpjegojë me nuanca gjuhësore. “Bad ka p

G7 Gipfel Angela Merkel und Donald Trump (Getty Images/M.Medina)

ërkthime të ndryshme, ndërsa Trumpi nuk ka qenë agresiv, kur e ka thënë këtë”, shpjegon ai. Por fakt është që kjo deklaratë dhe paraqitja e Trumpit kanë zgjuar interesim shumë të madh.

Anëtarët e rinj në këtë samit sjellin edhe qëndrime të reja. Theresa May ka probleme me terrorizmin dhe Brexitin, Paolo Gentiloni është një figurë kalimtare, Emmanuel Macron duhet të definojë së pari politikën e tij për çështjet më të rëndësishme, por kërkon mbështetjen e Angela Merkelit. Figura më kontroverse mbetet megjithatë Donald Trump me politikën e tij “America First”.

Trumpi kërkon më shumë mbrojtje për vendin e vet, ndërsa të tjerët janë për tregëti të lirë. Ndaj ekziston frika që në kumtesën përfundimtare të bëhen shumë të qarta dallimet. Trumpi e sheh si pengesë edhe Marrëveshjen për klimën nga Parisi, me shpjegimin se kjo e pengon zhvillimin e SHBA. Emmanuel Macron ka kërku

G7 Gipfel Italien Gruppe (Getty Images/D.Kitwood)

ar në takimin e Trumpin që të mos heqë dorë nga Marrëveshja, por merret vesh se këtu ka pasur “një grindje të hapur”.

Formulimet

Pas dyerve të mbyllura po punohet me shpejtësi në formulimet përfundimtare. 32 faqet e përgatitura janë tkurrur tani në gjashtë faqe, ndërkohë që mosmarrëveshjet ende janë të mëdha. Do të jetë sukses nëse në dokumentin përfundimtar evitohet konflikti i hapur mes SHBA dhe partnerëve tjerë në G7.

SHKARKO APP