Sazan Guri: Kufijtë e detit në Hagë, noterizim i humbjes
Nga Sazan Guri-
Në emër të Bashkësisë Akademike “RRËNJËT TONA” do doja fort t’ju falenderoja zë për zë, emër për emër që i gjendemi njeri tjetrit në këtë kohë të vështirë, por vështirësia që kalon dhe kërkon kombi shqiptar, me dhe për kufijt e vet është shumë më e madhe, ku të gjithëve na takon aq përgjegjësi, sa i takon fëmijve të rritur ndaj prindërve të vet.
Mblidhemi sot, jo për tu akryer politikës së djeshme apo kësaj të sotme, por për të qenë pjesë e zgjidhjes së çështjes së kufijve detarë, për të treguar se ky vend nuk është i vetëm, por ka qytetarët e vet, akademikët e vet, shkencëtarët e vet, bijt e vet, që nuk rrinë, por dinë, që jo vetëm dinë, por guxojnë, dhe jo vetëm guxojnë, por mund të ndërtojnë deri në përcaktime të kufijve detarë, sipas rregullit të art të saj, si ekitinë, që medeomos përfshin drejtësinë, moralin, etikën, barazinë dhe historinë.
Përcaktimi (delimitimi) i kufijve detarë, jo në sajë të detyrimit që ka pasë politika shqiptare, por në sajë të tre burrave dhe më gjerë (si Kolonel Pashai, Admiral V. Beja, dhe ekspertit senior në çështjet detare, prof O. Metallës), ne sot jemi të pajisur me atë kulturë e njohuri, sa mund të themi se çuarja në Hagë, më së paku është një veprim i nxituar apo i papjekur apo i pa rrahur në nivelet brenda vetes.
A nuk mund ta quajmë kështu, kur qysh 10 vjet, pasi Gjykata Kushtetuese zeroi çdo gabim e lëshim të së kaluarës, dhe në epokën e re të dikutimeve këto 10 vjet, ne u përballëm përsëri:
• me hermetizimim të çështjes,
• me mungesë të transparencës së çështjes,
• me lajme që vinin nga mediat, debatet parlamentare dhe kushtrimet që lëshonte pala greke,
• me anashkalim të klasës akademike, të ekspertëve shkencore deri te ajo që quhet dituri dhe urtësi e një populli.
Ndërkohë që pala greke, përpos eksperiencës akademike për çështjet navale, kreymnistri Ciperas shprehet se gjeti mbështetje te qytetarët e vet, te shkencëtarët e vet deri te klasa e klerikëve të besimit të vet. Dhe papritur përballemi me faktin, se më parë se çështja kufijt të detit të shkonte, pse jo për diskutime ndër grupet shkencore, me ekspertiza shumëdisiplinare si:
1. gjeodezike detare,
2. gjeografike,
3. gjeologjike,
4. historike,
5. gjuhësore,
6. psikologjike
7. diplomatike,
ajo anashkalon:
1. vendimet e GJ.K, ku nuk dimë, ende, se si janë zbatuar vendime e saj, Qershor 2010
2. Parlamentin shqiptar,
3. Opozitën shqiptare me tërë diskurin e vet politik,
4. Presidentin shqiptar,
5. Shkencëtarët shqiptarë, qytetarët shqiptarë deri në popullin e vet shqiptar.
Ndaj jemi këtu, që me hapa të vegjël, por të sigurtë, me fjalët tona që bëjnë forcën e mendimit, por bashkë bëjnë fuqinë e diturisë (Knowledge is power), dhe me forcën me tepër se pozitive që na jep e Drejta historike, si ajo e popullit shqiptar, e drejta natyrore si ajo e popullit Çam, ku vuajtjet e tyre nëndhė, ende kërkojnë Ekiti e Drejtësi mbidhė, por mbi të gjitha e Drejta e Zotit, ne kemi gjithë tagrin e duhur për t”iu gjendur pranë Qeverisë, pranë Presidentit, pranë Politikës shqiptare, shkencëtarëve të ndrojtur, edhe për shkak të situatës, por më shumë interesave të qytetarëve, popullit dhe kombit shqiptar.
Për hatër të këtyre parimeve, do doja të ftoja secilin nga ju që diskutimet të ndiqen nga fryma e besimit, në mos nga ajo e mirëkuptimit, në mos nga ajo e tolerancës deri te ajo që jemi të detyruar të pranojmë njeri tjetrin, se jemi shumë të vegjël para kauzave të mëdha që kombi na thëret.
Së fundi, do prodhojmë një mendim të përbashkët në nivel ‘REZOLUTE’ për t’iu drejtuar më pas Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Parlamentit shqiptar, Opozitës dhe vetë popullit shqiptar për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me ‘REFERENDUM SPECIFIK’, vota e të cilit do të quhet ‘VOTË SOVRANI’, për aq kohë sa asnjë prej klasave politike nuk ka ‘këllqe’ ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësira kaq të mëdha.