Serbia i ngre monument vrasësit të Franc Ferdinandit

 

“Gavrilo Princip ishte një hero, ai ishte një simbol i idesë së çlirimit. Të tjerët mund të mendojnë çfarë të duan,” tha presidenti serb Tomislav Nikoliç në ceremoninë në Beograd të dielën.

Nikoliç tha se Serbia nuk po mbronte vrasjen, por njerëzit që luftuan për të mbrojtur interesat serbe.

“Është e thjeshtë t’i hedhësh serbëve ose Serbisë,” tha ai.

Atentati nga Princip mbi arkidukën Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914 konsiderohet gjerësisht një nga incidentet që ndihmoi nxitjen e konfliktit 1914-1918.

Disa serbë besojnë se Princip ishte një hero dhe një luftëtar lirie kundër perandorisë Austro-Hungareze, megjithëse në shtete të tjera ish-jugosllave, ai shihet si terrorist.

Statuja dy metra e lartë prej bronzi u ngrit në një park ku Princip dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes radikale Bosnja e Re mblidheshin përpara se të niseshin për në Sarajevë për vrasjen në 1914.

Iniciativa për të ngritur statujën u propozua nga kryeministri serb Aleksndër Vuçiç. Qeveria serbe fillimisht lajmëroi se mund të instalohej në 100-vjetorin e luftës së parë botërore vitin e shkuar por plani u shty.

Monumenti ishte një dhuratë nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Srpska, që vitin e shkuar ngriti një statujë të Princip në Sarajevën Lindore.

Milorad Dodik, president i Republika Srpska, mori pjesë në ceremoninë e së dielës dhe tha se statuja simbolizon “luftën e sotme për liri” nga serbët në Ballkan.

“Princip ishte një simbol i lirisë pasi ishte gati, si një 18-vjeçar, të jepte jetën për lirinë e njerëzve të tij,” tha Dodik.

Dodik tha gjithashtu se serbët nuk kanë qenë kurrë agresorë.

“Ne nuk kemi sulmuar kurrë dikë, ne vetëm kemi mbrojtur atë që është jona,” tha ai.

Instalimi i monumentit shënoi Vidovdan, ose Ditën e Shën Vitus, një nga pushimet shtetërore dhe fetare më të rëndësishme në Serbi.

Çdo vit, shteti kujton përvjetorin e betejës së Serbisë me turqit osmanë në Kosovë në 1389. Beteja, që Serbia e humbi, shihet si një moment kyç në historinë serbe dhe ka frymëzuar shumë nga poezitë epike të vendit./BIRN

SHKARKO APP