SHЁNGJINI ME 100 MIJЁ TURISTЁ,POR ME RRJET ENERGJIE TЁ KOHЁS SЁ QEPЁS
Kёto ditё tё bukura vere,plazhi dhe qyteti i Shёngjinit, si kurrё mё parё,janё mbushur mё pushuёs tё vёndit dhe turistё tё huaj.Spikasin mё shumё ata nga Sllovakia,Cekia,Italia dhe Polonia.Por ka dhe gjermanё,sёrbё etj.Megjithatё afro 80% janё shqiptarёt e Kosovёs,qё jetojnё e punojnё nёpёr botё e nё Kosovё,qё e mbushin edhe kёtё plazh,si gjithё plazhet tona.Kёtyre tё fundit,ashtu si dhe pushuёsve tё Shqipёrisё,nuk u bёn shumё pёrshtypje pse dritat ikin 3-4 herё çdo darkё,nё orёt e pikut(19-22).Thonё se janё mёsuar edhe nё Kosovё me kёtё fenomen,qё me sa duket, si shumё tё tjerё negativё,janё vetёm allashqiptar.Janё fenomene tё keqadministrimit tё pronёs dhe shёrbimeve publike nga ndёrmarrjet shtrore KEK e OSSH,tё cilat janё kthyer prej dekadash nё kancer tё ekonomive tё vёndeve tona.Por turistёve tё huaj,kjo situatё nuk u hy nё kokё dhe mungesa e energjisё sot pёr ta ёshtё e papranueshme. Njё natё ndodhesha nё hollin e njё hoteli dhe nё ashensor ishin bllokuar 5 veta.Shkallmuan dyert e ashensorit dhe pёr fat i nxorёn shёndosh.Luhatjet e tensionit qё shkojnё nga 290-400 v nxjerrin nga memorja e djegin çdo pajisje elektronike dhe qojnё nё tilt edhe automatёt e xheneratorёve,qё thujse çdo hotel i ka .Njё natё tjetёr njё turiste çeke me njё fёmijё tё vogёl mbetёt nё ashensor sapo ikin dritat dhe i bie tё fikёt nga frika.Desh e la zemra dhe tё bёhej viktima e radhёs e tursitёve çek nё kёtё vёnd.Kur e nxorёn dhe u pёrmend, mallkonte vetёn pse kishte ardhur nё kёtё vёnd dhe sgurisht iku me avionin e parё qё gjeti.Janё tё pёrnatshme kёto raste dhe ndoshta vetёm zoti mund t’i shpёtojё njerёzit nga ndonjё e keqe mё e madhe.Futja nёpёr dhoma shkallёve e korridoreve tё errёta tё hoteleve nё kёmbё dhe me gjithё kripёn e rёrёn e plazhit nuk ёshtё aspak rast i rralё. Kёto ditё dёgjova se Qeveria po pёrgatiste njё ligj pёr yjet e hoteleve.Qesha mё tё madhe nga halli.Deri tani qeveritё paraardhёse nuk kanё guxuar ta marrin njё hap tё tillё,sepse yjet sido qё t’i vёsh, nё çdo cep tё Shqipёrisё t’i shuan energjia e OSSH -sё.Shёngjini ka afro 100 mijё turistё nё ditё sot.Ka tashmё shumё hotele e ndёrtesa tё reja me standarte mjaft tё mira tё bёra nga bizneset private.Por ka njё rrjet elektrik shtetror tё kohёs sё qepёs,tё kohёs sё Partisё sё Punёs,kur kёtu kishte maksimalisht 500 banor dhe 5000 pushuёs nё verё.Nё ato tela 40 vjeçar,nё njёqind e ca vёnd tё kёputur e tё rilidhur, nё ca shtylla tё shtrёbёta,nёpёr ezilator tё thyer ёshtё i varur fati i bizneseve dhe 100 mij turistёve tё Shёngjinit sot.Çfarё precedencё mё parёsore mund tё kishte para energjisё nё investimet publike tё bёra kёtu?Pa energji sot nuk ka jetё.Unё nuk e di kush i cakton pёrparёsitё e investimeve nё kёtё vёnd,por ashtu si çdo qytetar gishtin e drejtoj nga qeveritё qё na kanё drejtuar e na drejtojnё.Nёse nuk kemi para,sepse pёr tri dekada gjysma jonё e ka vjedhur energjinё,mendoj se para energjisё nuk duheshin bёrё gjithё ato investimepёr shetitoret.Mendoj se fillohet me energjinё dhe ujin.Pastaj e kanё radhёn tё tjerat. Nё errёsirёn e njё nate nё Kune pyeta Nёnstacionin Elektrik tё Lezhёs,pse na ikёn dritat.I gjithё ky Shёngjin nuk ka nёnstacion tё vetin,por i vjen energjia nga Nёnstacioni i vjetёr i Lezhёs.”Na vjen keq zotni,por jemi tё detyruar t’i fikim nga mbingarkesa.Nё tё kundёrt na shpёrthejnё transformatorёt e nёnstacionit,mu pёrgjigj nё anёn tjetёr tё telefonit zёri i punonjёsit tё Nёnstacionit”.Kur sheh kёtё situatё nuk ka se si tё mos kujtohen gjithё ato investime lluksi,siç thotё Opozita,qё po i bёhёn rrugёve dhe qёndres sё qytetit tё Lёzhёs,qё kapin shifra afro 20 mln euro.Atehere pytja del vetёvetiu,mёqe paska kaq para,si ёshtё e mundur qё lihet nё kёtё gjendje rrjeti elektrik i Shёngjinit dhe rruga hyrse e tij.!?A nuk i kanё mёndet nё kokё dhe sytё nё ballё ata qё planifikojnё punёt, paratё e investimet publike.!?Kush ka prioritet mё tё madh,gurёt e rrugёve dhe urёs sё vetme tё Lezhёs apo rrjeti elektrik e zgjerimi i rrugёs hyrёse tё njё qyteti kaq tё rёndёsishёm turistik ,siç ёshtё bёrё tashmё Shёngjini ? Tash sa vite ai mbushet me aq shumё turistё,tё cilёt sjellin aq shumё tё ardhura pёr privatёt e shtetin,qё sjellin punё e i japin frymёmarrje ekonomisё sё vёndit.!?Edhe nё rrugёt e sheshet e Lezhёs investimet po bёhёn pёr turismin.Por kur kujton turizmin nё Lezhё,kёdo mёndja e qon nё Shёngjin.Tё ardhurat nga turizmi nё memorialin e Skёnderbeut dhe nё Kalanё e Lezhёs nuk i kalojnё 1 mln lek nё vit.Ndёrsa tё ardhurat nga turizmi nё Shёngjin janё rreth 3 mln euro nё ditё.A thua mjafton vetёm kjo logjikё shifrash qё tё dimё se ku duhen planifikuar e quar mё parё investimet publike..?
ZEF SHTJEFNI