“Shashkat” maqedonase: ShISh pagoi 2 mln euro për “terroristët” e Kumanovës

Një teori konspirative për një lidhje të fortë mes shërbimit sekret shqiptar dhe njerëzve që morën armët për të shkaktuar tragjedinë e Kumanovës, i servilet publikut nga mediat maqedonase. Madje mes njerëzve të lartë të pushtetit në Shkup është hapur teoria se gjenezat e “grupit terrorist” gjenden në Ferizaj ku një i dërguar i ShISH-it shqiptar ka paguar me 2 milion euro disa ish- komandantë të kësaj ane për të nisur një operacion ushtarak. Shqiptarët e Maqedonisë janë të bindur se e gjitha kjo është një legjendë, për të mbrojtur impiklimin e shërbimit sekret maqedonas në të gjithë këtë histori. Vetëm maqedonasve dhe përkatësisht kryeministrit Gruevski në vështirësi i interesonte inskenimi i një konflikti të ri etnik, thonë ata. Mirëpo këto teori konspirative kanë filluar të zënë vend pak nga pak edhe në mediat e shtetit fqinjë.   “Shërbimi Informativ Shtetëror shqiptar ka hetuar dhe ka pasur dijeni për grupin terrorit dhe sulmin që u krye në Kumanovë”.Kështu shkruante dje gazeta maqedonase “Vecer” e cila theksonte se në lidhje me ngjarjen në Kumanovë dhe grupin terrorist kanë pasur dijeni policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës në Kosovës. Sipas gazetës maqedonase,  grupi terrorist ishte nën hetimin e të paktën katër shërbimeve të inteligjencës, mes të cilëve edhe SHISH. “Vecer” nënvizon se SHISH zbuloi synimet reale të këtij grupi dhe u ka dhënë informacion tek shërbimet kosovare, por jo tek ato të Maqedonisë. Madje gazeta shkon edhe më tej kur thotë se të dy shërbimet e inteligjencës, shqiptare dhe ajo kosovare, u vunë në kontakt me dy nga udhëheqësit e grupit.”Në muajin Janar, shërbimet e Inteligjences se Kosovës nisën një hetim dhe gjithashtu aplikuan mjete të veçanta të zbulimit dhe hetimit. Megjithatë, udhëheqësit e grupit kishin burimet e tyre në lidhje me hetimin dhe e dinin se ata ishin duke u përgjuar” shkruante gazeta. Por lidhur me këto hipoteza për portalin e revistës java ka folur edhe një burim i ShSH-it. Ai ka theksuar se detyrim i këtij organi është ti njoftojë vendet fqinje për aktivitete terroriste. Po a duheshin konsideruar si terroristë njerëzit që kërkuan të rishfaqen me uniformat e UCK-së?

SHKARKO APP