SHBA kishte planifikuar shkatërrimin e Moskës me superbombën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin planifikuar të bombardonin 1200 qytete në mbarë botën, përfshirë Moskën, Pekinin dhe Varshavën. Një dokument i zbuluar së fundmi zbulon planin e SHBAsë në Luftën e Ftohtë. Lista e përpiluar nga “Strategic Air Command” e SHBAsë kishte piketuar disa shtete që do të goditeshin me bombë bërthamore.
Lista e mbajtur për shumë dekada sekrete është deklasifikuar së fundmi. Ditën e djeshme është bërë publike edhe për mediat ajo që cilësohej si “skema e shkatërrimit sistematik”. Objektivat kryesore ishin vendet e bllokut sovjetik, Kina dhe Polonia. “SAC” kishte planifikuar të hidhte bomba nga 1,7 deri në 9 megatonë në Rusi, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Gjithashtu “SAC” kishte përgatitur një superbombë 60 megatonë për të goditur në qendër të Moskës. Ajo ishte 4 mijë herë më e madhe se bomba që goditi Hiroshimën.