Shënjestra është Edi Rama

Nga Klevis Balliu

Në llumin e ngritur nga korrupsioni masiv, mega vjedhjet, inkriminimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve, varfërimi i qytetarëve është një krim i madh me pasoja të rënda. I pari që e di shumë mirë dhe e kupton këtë është Edi Rama, i cili kërkon të shpërndajë zjarrin për ti vënë flakën gjithkujt, me qëllim që të shpëtojë vetë kur të vijë ora e drejtësisë, e cila tashmë është në prag. Për shembull, të gjithë e dimë që Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe që e shkel ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.

Lind pyetja, pse kërkon ti kalojë koncesionet në Parlament? Qëllimi është i qartë: Për ti përfshirë të gjithë në vjedhjen e tij, në krimin e tij, në aferat korruptive të tij, në mënyrë që nesër të bëjë kurban një nga ato deputetë apo biznesmenë. Por e vërteta është një dhe e vetme. Pas vjedhjes, korrupsionit dhe inkriminimit fajtor i vetëm është Edi Rama.

Nuk është rastësi që Rama fut në lojë emra të ndryshëm për krimet e tij, por këtë e bën me qëllimin e vetëm: të shpëtojë veten. Ka për mision të fajësojë partinë, një deputet, një biznesmen apo kushdo qoftë edhe qytetarë të thjeshtë, madje është i gatshëm të provokojë edhe përplasje të Policisë me qytetarët, mjafton të shpëtojë kokën e tij.

Por këtu fajtori i vetëm është ai. Është ai që solli dhe krijoj, apo më saktë detyroj krijimin e oligarkisë, që deri dje nuk ekzistonte. Është ai që krijoj Parlamentin e inkriminuar që dje nuk ekzistonte. Është ai që vjedh zgjedhjet. Është ai që vjedh votat. Edhe raporti i OSBE/ODHIR nuk është për qeverinë por për Edi Ramën. Është ai që sulmon pluralizmin. Të gjitha këto i bëri me dhunë, me detyrim, me kërcënim nga fuqia që i buronte nga marrëdhënia e tij personale me krimin.

Arsyeja pse sot nuk arrestohet njeri është sepse i pari duhet arrestuar Edi Rama. Sepse është ai i vetmi përgjegjës për sistuatën kritike në të cilën ndodhet vendi sot. Kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë. Por në fillim duhet goditur gomari e jo samari. Ndaj dhe shënjestra e qytetarëve është Edi Rama. Shënjestra e flakëve të drejtësisë është Edi Rama.

SHKARKO APP