Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe kori i ‘korbave’
Dita pas … dhe dy fjale te pavirtytshmeve!
Nga Dom Gjergj Meta
Kaloi edhe kjo feste. Dua t’u them dy fjale disa personave te cilet i vleresoj ketu ne Facebook dhe ne jete, pasi i kam njohur e takuar. Ne disa komente te tyre jane treguar cinike e deri diku edhe sarkastike me menyren se si eshte perjetuar prej shume shqiptareve kjo dite, por deri edhe me vete figuren e Nene Terezes. Kjo e fundit pervecse tregon cektesi eshte tregues edhe i nje shpirtligesie. Ketu nuk behet fjale per qarqe ekstremiste qe frymezohen ne shkrimet e ndonje gazetari sporadik apo ndonje media te izoluar, por per njerez qe une i vleresoj si serioze. Disa komente nga keto persona (pa dashur te bej emra) nuk i prisja sinqerisht. Une jam edhe vete kritik ne mjaft raste, madje edhe ne kete rast, per shume gjera, dhe ne kohen e duhur ndoshta i them dy fjale.
Ajo qe dua te them eshte se ka nje parim baze ne kulturen shqiptare e ndoshta edhe ne shume kode te tjera sjelljeje te popujve te ndryshem: tjetri kur eshte ne mort ose ne dasem lihet i qete. Nese mund te ndihmosh ne shtimin e gezimit apo pakesimin e hidherimit te tjerit kjo eshte nje gje e mire. Nese nuk mundesh se paku hesht dhe per nje dite lere tjetrin te festoje. Kjo eshte nje çeshtje virtyti. Mungesa e virtytit ne kete rast me ben te rimendoj vleresimin tim e te ridimensionoj komunikimin.
Qe ka gjera per te thene gjithmone kjo eshte e kuptueshme, por per nje dite se paku mund te pezullohen gjykimet e sidomos kur ato jane negative rreth ngjarjes se gezueshme qe po perjeton dikush apo nje komunitet.
Sa per komentet rreth Nene Terezes, thjesht keto persona iu bashkuan nje kori “korbash” qe enden ku te gjejne ndonje te vdekur per ta shqyer se me te gjallet nuk maten dot. Nene Tereza tashme eshte nje yll e sado t’i lehin nga toka mbetet gjithmone nje yll …
*Marrë nga faqja në Facebook e Dom Gjergj Metës. Titulli është i redaksisë.