Shikoni Vjosa Osmanin për të kuptuar Edin dhe Lulin

Nga Astrit Patozi –

Nëse doni të dini paraprakisht se çfarë efekti kanë listat e hapura për shoqërinë, nuk ka nevojë të lodheni shumë. Shikoni Vjosa Osmanin në Kosovë dhe e keni marrë përgjigjern.
Më shumë se tek meritat ndividuale apo konteksti politik, fuqia e saj qëndron tek mundësia që të jep sistemi zgjedhor për të qenë në garë. Është pikërisht kjo arsyeja se pse ajo e ka pritur me aq shkujdesje lajmin për shkakrtimin prej të gjitha funskimeve politike nga partia e saj.
Këtu gjendet edhe shpjegimi i atij rezultati që praktikisht e ka ndarë LDK-në në dy gjysma, gjë që është e papërfytyryeshme të ndodhi në secilën prej partive politike në Shqipëri.
Nuk ka ndodhur ndonjë magji në Prishtinë dhe as kosovarët nuk kanë ndonjë dhunti demokratike më shumë se shqiptarët e këndej kufirit.
Thjesht Vjosa Osmani ka pasur mundësi të tregojë se vlen në zgjedhjet e fundit dhe se askush nuk e ndalon atë që ta bëjë të njëjtin ushtrim, sa herë të ketë votime në Kosovë.
Ndaj edhe asaj nuk i bën fare përshtypje humori i Isa Mustafës, i cili një ditë e kandidon për kryeministre në emër të LDK-së, kurse ditën tjetër dëshiron që ajo të mos jetë as anëtare partie fare.
Sepse Vjosa Osmanin e mbron fakti që mund ta ketë emrin e vet në fletën e votimit, sa herë të dëshirojë, në çdo rast që ka zgjedhje në Kosoë. Gjë që në Shqipëri nuk ndodh, për shkakun e vetëm se zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama duan ta mbajnë peng gjithë Shqipërinë përmes listave të mbyllura, në funksion të pushtetit të tyre personal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?