Shkullaku për pagat e larta të Blendi Fevziut, Arian Çanit e Adi Krastës (Video)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=r7ZAEEW-EZQ” width=”560″ height=”315″]Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur për pagat e larta të disa prej gazetarëve në mediat shqiptare.

Ai ka thënë se vëmendje për pagat e gazetarëve ka ardhur nga deklarimi i ish-gazetarit, tanimë deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë , Alfred Peza, i cili kishte deklaruar pasurinë e tij, duke thënë se ka edhe shume gazetarë te tjerë me pasuri dhe paga të larta.

Shkullaku shtuar se kjo ka ndodhur me qëllim të balancimit të Pezës me gazetarë të tjerë dhe me qëllim të zvogëlimit të rëndësisë së shkrimeve të gazetarëve të pasur, që kritikojnë Qeverinë. /Express/

SHKARKO APP