Shkullaku: Për të fshehur mungesat e veta, Rama shpiku një “armik të madh”… LSI-në!

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se fushata elektorale e këtij viti është një absurditet i madh, pasi 3 partië e mëdha në vend, janë njëkohësisht pjesë e qeverisë dhe nga ana tjetër, kundërshtare me njëri tjetrin për votën e qytetarëve.

 I ftuar në emisionin Opinion, Shkullaku theksoi se për të maskuar mungesën e mbajtjes së premtimeve dhe programit, kryeministri Edi Rama dhe PS, kanë ndjerë nevojën për të krijuar një armik, dhe këtë artific e kanë gjetur tek LSI. Sipas Shkullakut, Rama ka krijuar një armik, por po ta dëgjosh me vëmendje, duket sikur kryeministri ka jetuar larg Shqipërisë

“Për mendimin tim kemi një situatë absurde, kemi 3 parti që bëjnë fushatë dhe që janë të treja në qeveri! Në momentin që në këtë fushatë ka mungesë programesh, ka mungesë premtimesh, cfarë duhet bërë?

Për të nxitur votuesin, për ti ndarë, për ti prekur, për ti mobilizuar ata partitë duhet të shpallin një armik. Se praktikisht dhe bashkëqeverisje dhe kundërshtarë kjo nuk ndodh në një vend normal.  Armiku është shpikur tani, dhe e keqja më e madhe na qenka LSI-ja.

Po të dëgjosh deklaratat e Ramës të ngjajnë me gjuhën e një kandidati që ka ardhur nga diaspora, që ka jetuar që në kohën e Enver Hoxhës larg Shqipërisë dhe rikthehet tani për të rikandiduar…”-tha Shkullaku.

SHKARKO APP