Shperthimi i Erjon Braces: S’dua te degjoj traplliqe pa fund

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe ka shprehur një sërë rezervash gjatë seancës së djeshme, si për angazhimin e qeverisë në seancë, ashtu edhe për mënyrën e drejtimit të saj.

Fillimisht Braçe ka shprehur kritika për mungesën e ministrave në sallë gjatë kohës që në të diskutoheshin një sërë marrëveshjesh të rëndësishme.

Më pas ai është revoltuar me mënyrën sesi drejtuesit e seancës po menaxhonin diskutimet, duke lënë deputetët e opozitës që të flisnin për çështje që s’kishin lidhje me rendin e ditës. Ndërsa seancën e drejtonte nënkryetarja Valentina Leskaj, ai ka kërkuar fjalën për procedurë, duke shprehur revoltën e tij për anashkalimin e rendit të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk dua të dëgjoj trapllëqe pa hesap nga mëngjesi deri në darkë. Nuk dua të dëgjoj gjëra për të cilat s’më plas fare, nëse do i përmbaheni rendit, mirë, nëse jo, më mirë po shkoj në shtëpi”, – tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti socialist e ka marrë fjalën pas kolegut të opozitës, Genc Pollo, i cili foli për ligjin e Arsimit të Lartë dhe çështjen shpërndarjes së frekuencave, që nuk ishin në rendin e ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?