Shqipëri/Rritje e ndjeshme e korrupsionit në mandatin e II të qeverisë Rama

Nga Kastriot Islami –

Indeksi i luftës kundër korrupsionit është zvogluar nga qeveria Rama nga 39 në vitin 2016 në 35 në vitin 2019, pra me 4 pikë; kjo do të thotë ndryshe që korrupsioni në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, pra në mandatin e II të qeverisë Rama. Kjo vlerë prej 35 është pothuajse e njëjtë me vlerën prej 34 të vitit 2008, pra të vitit të 3-të në mandatin e I të qeverisë Berisha, e cila kishte arritur ta përmirësonte indeksin e korrupsionit nga 24 në vitin 2005 në 34 në vitin 2008, pra me gati 10 pikë për 4 vjet.

Po ashtu, edhe në mandatin e I të qeverisë Berisha, edhe në mandatin e I të qeverisë Rama vihet re një rritje e indeksit të korrupsionit, pra e luftës kundër korrupsionit. Konkretisht në mandatin e I të qeverisë Berisha indeksi i korrupsionit nga 24 në vitin 2005 (fillimi i mandatit të I) është rritur në 34 në vitin 2008, pra me 10 pikë. Po kështu qeveria Rama në mandatin e I e ka rritur indeksin e korrupsionit nga 31 në vitin 2013 (fillimi i mandatit të I) në 39 në vitin 2016, pra me 8 pikë.

Është për të shënuar gjithashtu se në të gjitha rastet e zgjedhjeve, 2009, 2013 dhe 2017 indeksi i korrupsionit është ulur me 1 pikë, duke treguar se në të gjitha fushatat elektorale korrupsioni është rritur.

Ndërkohë që në mandatin e II të qeverisë Berisha lufta kundër korrupsionit ka qënë pothuajse stacionare duke u luhatur mes vlerave 32 (viti 2009) dhe 31 (viti 2013). Kurse lufta kundër korrupsionit është përkeqësuar në 2 vitet e para të mandatit II të qeverisë Rama duke pësuar rënie nga 39 në vitin 2016 në 35 në vitin 2019, pra me 4 pikë.

Përsa i përket vendodhjes së Shqipërisë në listën e vendeve të botës del ky përfundim: Shqipëria ka bërë shumë hapa mbrapa gjatë mandatit të II të qeverisë Rama; ndërkohë që në vitin 2016 Shqipëria rënditej e 83 në listën e vëndeve të botës, në vitin 2017 ajo rënditet e 106 duke zbritur në këtë klasifikim global me 23 vënde.

Ndërkohë që qeveria Berisha në mandatin e I ka arritur përmirësime të shënueshme përsa i përket rënditjes së Shqipërisë, duke e kaluar nga vëndi i 126 në vitin 2005 në vendin e 85 në vitin 2008, pra duke bërë progres me 18 vënde. Po ashtu edhe qeveria Rama në mandatin e I ka shënuar progres, duke e zhvendosur Shqipërinë nga vëndi i 116 në vitin 2013 në vëndin e 83 në vitin 2016, pra duke shënuar progress me 33 vënde.

Nga ana tjetër në mandatin e II të qeverisë Berisha Shqipëria ka pasur regres përsa i përket klasifikimit në listën globale duke kaluar nga vëndi i 95 në vitin 2009 në vendin e 116 në vitin 2013, pra regres me 21 vënde. Po ashtu edhe qeveria Rama në 3 vitet e fundit të mandatin e II ka shënuar regres duke e zhvendosur Shqipërinë nga vëndi i 83 në vitin 2016 në vendin e 106 në vitin 2019, pra një regres me 23 vënde.

Është e rëndësishme të shënohet se në të gjitha rastet e zgjedhjeve, 2009, 2013 dhe 2017, Shqipëria ka bërë regres në klasifikimin global duke zbritur gjatë fushatave elektorale me 4 vënde në 2009, me 3 vënde në 2013 dhe 8 vënde në 2017.

Një përfundim i përgjithshëm: me largimin e një në qeveria nga drejtimi I vëndit vihet re një përkeqësim i luftës kundër korrupsionit dhe një zbritje e Shqipërisë në klasfikimin global. Të njëjtat indikacionet të vërejtura në vitin 2013 vihen re edhe në vitin 2019 pra në prag të zgjedhjeve të ardhshme, madje me një intensitet më të lartë përkeqësimi.

SHKARKO APP