Shqipëria dhe Kosova pa strategji për profilin e diplomatit shqiptar
Forum E Premte, 10 Prill 2020 12:47
Prof. Lisen Bashkurti-
Diplomacia shqiptare ne dy anet e kufirit kombetar, Shqiperi dhe Kosove eshte perballe sfidave te medha. Kohet e fundit jane rritur shume zerat kritik nga brenda dhe jashte ketyre dy shteteve per gjendjen e diplomacise. Nder to ka edhe zera racional dhe profesional qe lypet te konsiderohen seriozisht, sikunder ka edhe zera teresisht diletant qe vijne nga tribuna politike apo mikrofona dhe kamera mediatike.
Si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove perzihen te gjithe ceshtje te politikes se jashtme dhe diplomacise, krejt sikunder fusin hundet ne futboll. Po te verehet me kujdes dhe ne vazhdimesi politika nderkombetare dhe media, qartesisht evidentohet se ne ceshtje te politikes se jashtme dhe diplomacise ne mbare boten zerat qe merren me to jane fare te kufizuar dhe jashtezakinisht te specializuar. Dhe kjo eshte normale.
Kohet e fundit verehet se si ne Tirane, ashtu edhe ne Prishtine si dhe ne qendrat politike dhe te ekspertizes qe merren me to jane shtuar shume zerat kritike. Keto kritika perfshijne problematikat fqinjesore, veshtiresite e pakicave shqiptare perreth shteteve ame, stanjacionin ne bashkepunimin me BE dhe shtetet individuale te tij, imazhin nderkombetar dhe reputacioni i tronditur te te dy shteteve, dobesite e diplomacise publike, te metat serioze te diplomacise ekonomike, kapacitetet e dobeta negociuese dhe probleme te tjera te lidhura me to.
Problemet e diplomacise se te dy shteteve Shqiptare dalin sidomos ne pah ne dy aspekte: ne Kosove shfaqen ne dialogun me Serbine per normalizimin e marredhenieve permes arritjes se nje marreveshje gjitheperfshirese perfundimtare te pranuar nga palet dhe te garantuar nga BE dhe ShBA ne Shqiperi shfaqen ne dialogun me BE dhe shtetet individuale te tij per te gjitha aspektet e integrimit.
Mjerisht, konstatohet lehtesisht edhe permes metodave shkencore te thjeshta observuese qe politika zyrtare ne Tirane dhe Prishtine nuk i kane kushtuar rendesine e kerkuar diplomacise. Per te mos thene qe e kane konsideruar ate si ciflig shperblimesh politike, ofrimesh nepotike, lojrash konjukturale, zgjidhjesh rastesore pa kurrefare strategjie profesionale dhe afatgjate.
Ne Tirane dhe ne Prishtine mund te thuhet se prej vitesh ka munguar nje lidership diplomatik profesional dhe me reputacion kombetar dhe nderkombetar. Ne Shqiperi nuk merret vesh kush e udheheq diplomacine e vendit. Formalisht ne krye te diplomacise eshte kryeministri Rama, i cili eshte edhe ne krye te Qeverise, edhe te shtabit te eleminimit te pasojave te termetit te Nentorit 2019, edhe ne krye te Luftes kunder COVID-19, edhe te reformes gjysmake ne arsim, edhe te reformes ne drejtesi,, edhe, edhe.
Duke patur nje prirje te dukshme autokrate dhe teresisht centralizuese Kryeministri Rama ka paralizuar teresisht institucionin e politikes se jashtme dhe diplomacise zyrtare te Shqiperise. Ai hedh aty-ketu ndonje deklarate, merr ndonje nisem nga lart pa kurrefare lidhje e kooordinimi nderkombetar dhe ben ca show ne krye te OSBE qe shuhen pa nisur mire akoma.
Sa per te arsyetuar vetveten, por edhe per te injoruar qellimshem kapacitetet diplomatike te Sqiperise dhe, padyshim per spekulim populist e pseudo-nacionalist, Rama ka vene ne krye te diplomacise se vendit z. Caka, qe eshte shnderruar, e per kete ndjehem shume keq ta them, per qe duhet thene per hir te interesave shteterore, ne nje reference komike ne mediat dhe opinionin publik shqiptar dhe i shperfillur krejtesisht ne ate nderkombetar. Asnje zevendes minister paterice nuk mund ta mbaje ne kembe ministrin ne detyre te Kryeministrit Rama.
Ne Prishtine per shume vite z. Hashim Thaci dhe partia e tij, me prirje gjeneralash lufte e monopolizoi teresisht politiken e jashtme dhe diplomacine. Duket se Thaci dhe garnitura politiko- nepotike e tij jo vetem nuk ngriten dot institucionin politiko- diplomatik ne Kosove, por qartesisht shkaterruan edhe ato pak struktura dhe kapacitete njerezore qe me shume munde u trasheguan dhe u krijuan ne Kosove.
Thaci dhe garnitura e tij politiko-nepotike kane paralizuar teresisht diplomacine e Kosoves. Ish Komandanti, ish Kryetati i PDK, ish Kryeministri, Presidenti aktual Thaci, ka deshtuar ne menyren me te turpshme ne politiken e jashtme dhe diplomacine e Kosoves. Deklaratat e tij, konferencat e shtypit, mendimet, qendrimet dhe veprimet e Thacit ne politiken e jashtme dhe diplomaci jane shprehja me e qarte e injorances, paditurise, papergjegjshmerise, e kapadajllekut dhe arrogances.
Politika e jashtme dhe diplomacia ia kane hequr edhe ato pak merita dhe kontribute qe Thaci ka pasur, dhe e kane shnderruar ne nje figure sa te urryer aq edhe qesharake. Si per ti vene qeleshe mbi koke diplomacise, vitet e fundit ne krye te saj, Thaci vendosi bizenesmenin e tregetarin e njohur, por pa kurrefare lidhje me politiken e jashtme dhe diplomacine, z. Pacolli.
Koha e Pacollit ne krye te Ministrise se Jashtme eshte e deshtimeve spektakolare per diplomacine e Kosoves. Asnje avancim, per kthim prapa ne njohjet nderkombetare, asnje progres, por bllokim ne organizatat rajonale dhe agjensite nderkombetare, asnje preparim, por stanjacion ne aspektet e integrimit, asnje zhvillim te diplomacise publike dhe ekonomike te Kosoves. Pacolli hyri dhe doli si minister–kukull ne duart e bixhozit politik te Thacit dhe garnitures politiko-nepotike te tij.
Mjerisht as ne Tirane dhe as ne Prishtine nuk e kane cmuar, por neperkembur politiken e jashtme dhe diplomacine. Lideret Rama dhe Thaci hyne dhe po dalin nga politika pa kuptuar sa dhe sic duhet rolin dhe peshen e diplomacise per fatet e shteteve tona te vogla dhe te Kombit Shqiptar.
Roli e pesha e diplomacise kushtezohen nga vete permasat, fuqia dhe statusi nderkombetar i shtetit te cilin ajo perfaqeson. Shtetet si Shqiperia dhe Kosovaka jane me permasa te vogla, fuqi te kufizuar dhe status mosperfilles ne politike-berjen dhe vendim-marrjen globale. Prandaj, ne nje fare kuptimi diplomacia e shteteve te vogla, si Shqiperia dhe Kosova nuk mbeshteten dot nga permasat, fuqia dhe statusi nderkombetar i vete shteteve qe perfaqesojne.
Nderkohe sfidat e shteteve tona te vogla jane shume te medha. Asimetria midis sfidave te medha dhe permasave, fuqise dhe statusit te kufizuar te shteteve te vogla, Shqiperi dhe Kosove ben te domosdoshme nje vemendje shume te madhe per diplomacine.
Anshtajni theksonte peshen e madhe qe ka diplomacia per shtetet e vogla. Ai vinte ne dukje qe sa me te vogla te jene shtetet aq me te mire duhet te kene diplomacine e tyre. Fuqia e diplomacise kompenson keshtu limitet e vete shtetit te vogel.
Kur flasim per diplomacine kemi parasysh vete diplomatin si ushtruesi i ketij profesioni. Gjate tranzicionit shqiptar dhe shtet-formimit te Kosoves eshte shperfillur ne menyre te papranueshme figura e diplomatit shqiptar. Ne diplomacine me shume se kudo tjeter, eshte provuar katerciperisht parashikimi I akademikut Kosovar Esat Stavilec, i cili thjeshte se …ne Kosove po deshtojne ne ndertimin e shtetit, ne Shqiperi po deshtojne ne mbajten e shtetit…
Diplomacia eshte diplomati. Mungesa e statusit te qendrueshem, goditjet diletanteske te politikes, ndikimi i konfliktit te interesit, investimet e pakta kualifikuese e trajnuese, trajtimi i dobet financiar kane goditur shume rende establishmentin e diplomateve te karrieres ne Shqiperi dhe nuk po e ngrejne dot ate ne Kosove.
Si pasoje sot perjetojme nje krize te thelle te kapaciteteve diplomatike te karrieres ne Shqiperi dhe Kosove. Dhe kjo krize ndodh kur vendet tona kane nevoje urgjente dhe me shume se kurre per diplomate te afte. Ne Kosove te udheheqin negociatat tejet te veshtira me Serbine, te cilat Thaci e garnitura e tij politiko-nepotike i ka futur ne kaos. Ne Shqiperi per te udhehequr negociatat tejet te komplikuara me BE dhe vendet individuale te tij per antaresimin e plote te vendit ne kete organizate, te cilat Rama dhe kuklla e tij, Caka i kane peshtjelluar si mos me keq.
Kerkohet perpilimi i nje strategjie te re per krijimin e konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkekohore ne Shqiperi dhe Kosove. Kjo strategji lypet te definoje qartesisht profilin e diplomatit shqiptar qe i lypet te dy vendeve ne kete milenuim.
Mendoj qe diplomati shqiptar ne Tirane dhe Prishtine lypet te kete aftesi komunikuese dhe oratori mbreselenese, te jete i arsimuar mire, njohes i thelle i historise dhe i filozofise politike, me formim dhe kulture enciklopedike, me vizion politik afatgjate, dinjitoz dhe i kujdesshem, me karakter te forte, mjeshter i miresjelljes se dukshme, i qendrueshem dhe me takt, imponues respekti me sjelljen dhe fizionomine e tij etiko-morale.
Kete profil diplomati Shqiptar kerkohet ta formoje dhe ta stabilizoje permes nje nje strategji te re per kapacitetet e diplomateve shqiptar te karrieres ne te dy anet e kufirit dhe per institucionet e perfaqesimit te tyre ne qendrat e dy shteteve dhe ne perfaqesite jashte tyre.
Qeveria e re 51 ditore e Kosoves, dhe tani qeveria ne detyre Kurti, duket se e nisi me masa drastike ne sektorin diplomatik. Keto masa filluan me levizje te shumta te diplomateve nga jashte brenda. Nevojiten masa te tilla. Por do thoja se kerkohet me kujdes, me maturi dhe me vetepermbajtje kur preken burimet njerezore diplomatike. Lypet strategjia perpara, e pastaj levizjet e njerezve. Lypet pergatitje e burimeve njerezve perpara dhe pastaj zevendesimet. Lypet te qartesohet publikisht reforma diplomatike, pastaj te veprohet. Ndryshe mund te bihet ne perseritjen e gabimeve te Thacit e te garnitures se tij politiko- nepotike, qe e rrenoi institucionin e diplomatit akoma pa e nisur mire.
Nderkohe ne Tirane nuk verehet kurrefare levizje, se paku publike, se per reforme as qe behet fjale, per pergatitjen e institucionit te politikes se jashtme dhe te diplomacise per procesin e negociatave per antaresim te plote te vendit ne BE. Diplomacia Evropiane eshte me e vjetra, me konservatorja dhe profesionalja ne bote. Diplomacia e BE posaqerisht eshte me e komplikuara.
Shqiperise iu hapen negociatat, por ajo nuk po merr masat e duhura per filimin e tyre. Krahas kryerjes ne kohe te kushteve te vena nga BE, Shqiperia lypet urgjentisht te pergatise ekspertet e negociatave me BE. Ne qender te ekipeve negociatore jane diplomatet. E ne krye te diplomateve nevojitet nje lidership diplomatik i afte, i arsimuar, me eksperience te madhe dhe i qendrueshem per nje kohe te gjate, sikunder do jete vete procesi I negociatave per antaresim te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Shqiperia dhe Kosova jane shtete te vogla perballe sfidave te medha. Kjo asimetri perballet me mire, me shpejte dhe ne menyre me te suksshme me nje diplomaci moderne, profesionale dhe te qendrueshme. Vendet e vogla kane nevoje per diplomaci te madhe dhe diplomate te shquar, per te kompensuar ate qe objektivisht i mungon per shkak te permasave resurseve dhe fuqise se tyre.