Shqipëria mbeti sërish vetë…
Nga Ylli Dylgjeri –
Ende pa u mbushur tinezisht te gjitha kutitë
e votimit; pas murit të shkollës X, pas lokaleve te lagjes, pas shtepive private, pas gardheve e pas mullareve te kashtes, Ambasada e SHBA ne Tirane e mbushi edhe Ajo deklaraten duke i cilesuar votimet te rregullta!!!
E ngarkuara znj Leyla, ne Ambasaden amerikane, erdhi vete per ti vezhguar votimet ne lagjen time. Po! Ishte per vezhgim ne mes te Tiranes, ne mes te bllokut, ne mes te shkolles 11 Janari. Ishte aty ku rekomandohet banim i qete per te gjithe te huajt, qe duan te jetojne qetesisht e pa eksese ne kryeqytet. Erdhi ne shkollen 11 Janari ne Tirane, ku edhe zogjte nuk zihen me ne tel. Zonja Leyla vezhgoi,
degjoi dhe ne fund… fluturoi. Nje zonje aty prane theriti: Shame on You! Por, fatmiresisht nuk e degjuan. Zonja nuk di pas kesaj a do te shkoje ne SHBA?
Me pas, te nesermen, degjuam deklarata e ambasades ne media:
“se ato qe moren pjese ne zgjedhje, ashtu edhe ato qe abstenuan ushtruan te drejten e tyre demokratike ne menyre paqesore dhe ne i pergezojme per kete…nese keni kontestime respektoni shtetin ligjor…ato qe duan te sfidojne rezultatin zgjedhor te presin ngritjen e Gjykates Kushtetues. Kaq
Me tej, edhe zoti Soreca, ambasador i BE- se beri nje vizite monitoruese rreth 150 metra nga zyra e tij ne qendren tjeter te Tiranes. Vizita ishte prane nje KZAS-je, te Liceu artistik “Jordan Misja”, Ne fund zedhenesja e Komisionit Evropian na tha se:” zgjedhjet u zhvilluan ne nje kontekst te ndarjes politike,
por ne nje menyre pergjithesisht te qete dhe te rregullt… me tej kerkohet dialog politik per te kapercyer situaten aktuale politike.Kaq
Keto ishin deklaratat e nderkombetareve, pa u ndalur te Raporti paraprak i OSBE/ODIHR qe u vleresua per qendrimin se “ne zgjedhjet e 30 Qershorit jane konstatuar probleme dhe qytetaret kane qene nen presion nga te dyja palet politike.”
Keto jane qendrimet e nderkombetareve pas tere asaj farse votimi, ku qytetaret treguan ne menyre maxhoritare bojkotimin e votime te drejtuara nga nje qeveri e kapur.
Si perfundim, mbremja mblodhi serisht qytetarin shqiptar prane TV -ve duke ndjekur serisht debatin politik …pas 30 Qershorit. Aktoret jane po ato. Analiste, politikane, diplomate e zedhenes. Problemet jane serisht ato. Partia shtet tashme udheheq ne çdo qytet.
Edi Rama eshte me pak se Mbret. Ambasadoret jane me te qete.
Shqiperia mbeti sërisht vetë.