Shqipëria mbytet, qeveria krihet
Nga Red Varaku-
Qytetarët shqiptarë në zonat dhe qytetet e përmbytura nga uji po përjetojnë rrezikun dhe emergjencën e prodhuar nga korrupsioni dhe papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie.
Katrahura që po shikojmë sot vjen nga fakti se qeveria nuk i ka pasur për asnjë çast prioritet investimet për shmangjen e kësaj katastrofe. Ajo ka gënjyer dhe nuk ka bërë asgjë për të shmangur këtë katastrofë për tetë vjet me rradhë .
Buxheti i parashikuar për ministrinë e bujqësisë është qesharak, aq më tepër kur dihet masakra që ish-ministri i bujqësisë Bled Çuçi ka bërë me aq pak fonde që i ishin lënë nën administrim.
Si pasojë e keqorientimit të buxhetit dhe vjedhjeve të fondeve publike me qindra- milionë euro për projekte politike për nevoja korruptive të sektit në pushtet, sot nuk ka asnjë investim të madh publik të bërë për të shmangur përmbytjet. Nuk ka asnjë plan për digat, hidrovoret, kanalet bonifikuese, argjinaturat dhe as për sistemimet e shtrateve të lumenjve.
Përpjekja për tu dukur sikur gjithçka është nën kontroll dhe pamjet me heronjtë e punës socialiste, të cilët tentojnë tu vijnë në ndihmë qytetarëve me iphone dhe lopata në dorë, jo vetëm nuk është serioze, por është qesharake, madje kriminale sepse rëndon drejtpërdrejtë me pronat dhe pasuritë e tyre.
Është shumë cinike që në ditën kur qytetarët mbyten, kryeministri krihet dhe në vend të një reagimi serioz për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, e ka mendjen tek sulmet ndaj rivalit të tij.
Sepse, të gjithë e dimë se kështu si ka vajtur puna, tani ka pak shanse të ketë zgjidhje, sepse është logjistikisht e pamundur të realizohet brenda disa ditëve, ajo që duhet të ishte bërë për tetë vjet me rradhë.
Tani njerëzit që po vuajnë pasojat e kësaj papërgjegjshmërie nuk kanë nevojë për show politik, sepse nuk ka propagandë që mund ta mbulojë gjendjen e mjeruar që ka ardhur për shkak të vjedhjes dhe keqmenaxhimit të kësaj qeverie.
Ata nuk e kanë luksin të dëgjojnë se fajin për këtë e paska sërish opozita, por kanë nevojë për një reagim të përgjegjshëm për të siguruar ambiente strehë, bukë, ujë apo ngrohje.
Ndaj, t’i lenë shfaqjet , sepse të gjithë e dimë se kush i ka zhvatur paratë e destinuara për shmangjen e kësaj fatkeqësie, dhe t’i futen punës sepse priten reshje me intensitet më të lartë dhe e keqja akoma nuk ka ardhur akoma .
Kjo jo për të shpëtuar faqen e zezë, por për të zbutur të paktën minimalisht pasojat e lakmisë, hajdutërisë dhe papërgjegjshmërisë së tyre.