Shqipëria në tre pamje
Nga Astrit Patozi –
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë të lodhesh shumë. Mjafton të lexosh tre personazhe, që kanë trajtuar sot gati njëkohësisht temën e shtimit të rasteve me Covid 19, duke marrë vëmendje të madhe mediatike.
Kryeministri i vendit del live në facebook dhe deklaron me keqardhje se është shumë i shqetësuar për situatën, duke paralajmëruar popullin, se po nuk mori vesh me të mirë, ai do ta rikthejë dajakun e karantinës.
Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Luli Basha, thotë në twitter se fajin për valën e re të koronavirusit e ka Edi Rama, ngaqë nuk ka ndjekur dhe dëgjuar këshillat e tij. Tek e fundit, ai e ka bërë të vetën dhe i ka dalë borxhit.
Ndërsa aktorja Delinda Disha shkruan në instagram se Covid 19 është thjesht një gënjeshtër për t’i shkatërruar njerëzit ekonomikisht dhe psikologjikisht, por shqiptarët duhet të qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO vaksinës (megjithëse ajo nuk është shpikur akoma).