Shqiptarët e Francës duan ndryshim politik në Shqipëri

Reportazh nga Mentor HOXHA (Paris)

Mentor Hoxha

…Edhe pak ditë na ndajnë nga Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri. Ashtu si në vendin e shqiponjave, edhe këtu në tokën e lashtë dhe të lavdishme të frankëve, atmosfera politike për këto zgjedhje është mjaft e ndezur dhe pritet me padurim pensionimi politik i Edi Ramës dhe i Rilindjes. Kryefjala e gjithë shqiptarëve që kam intervistuar këto ditë është nevoja imediate për ndryshim të kursit politik në zgjedhjet e së dielës. Edhe azilantët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kërkojnë dhe dëshirojnë që vëllezërit dhe motrat e tyre në Shqipëri të votojnë masivisht pro ndryshimit siç bënë votuesit kosovarë para pak muajsh. Shumë prej tyre po e shprehin këtë nevojë imediate edhe në rrjetet e tyre sociale. Biznesmeni i suksesshëm, Sajmir Deda, pronar i dy bar-restoranteve të njohura në Lyon, qyteti i tretë më i madh i Francës, pas Parisit dhe Marsejës ka shpërndarë në rrjetin e tij social një video me moton “Rama ik”. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe vëllezërit dibranë, Alket dhe Lumturi Rizvani, si dhe mjaft azilantë të tjerë nga trevat shqiptare. Sajmiri është një nga azilantët e shumtë që i’u rreshtua karvanit të të ikurve gjatë qeverisjes së Rilindjes. Ndonëse me disa biznese në kryeqytetin shqiptar, ai u detyrua të largohet familjerisht nga persekutimi politik që i’u bë në vendin e tij. Ashtu si Sajmiri, edhe Alketi dhe Lumturiu u larguan nga Shqipëria gjatë regjimit të Rilindjes për arsye politike. Këtë udhëtim tragjik, por të detyruar, e ndërmora me shumë dhimbje edhe unë, tre vjet pasi “rilindasit” morën pushtetin politik në Shqipëri më 2013. Nuk e harroj 15 qershorin e 2016-ës, kur, teksa ndahesha me nënën time 80 vjeçare, faqet tona njomeshin nga lotët e pambarimta të dhimbjes që kullonin nga sytë e njëri-tjetrit. Po ndaheshim për së gjalli për të mos u takuar më kurrë, ndërsa “rilindasit” të ekzaltuar deri në ekstazë nga ikja e një kundërshtari të rreptë politik dhe mediatik rrëkëllenin gota të shumta uiski dhe hapnin shishe shampanje nga ikja e një kundërshtari. Asnjëherë në jetë nuk kam qenë hakmarrës, nuk kam mallkuar njeri, përkundrazi u kam bërë veç të mira njerëzve kur ata kanë patur nevojë, veçanërisht shokëve dhe miqve të me të cilët jam rritur dhe kam ndarë kafshatën e bukës kur ishim në vështirësi, por sapo morën poste larta në administradën shtetërore dhe u majmën me para nga Edi Rama më flakën pa mëshirë në rrugë, m’u vërsulën si çakej të tërbuar nga të katër anët për të më shqyer brutalisht pa bërë asnjë faj apo mëkat duke më detyruar të largohem përfundimisht dhe familjerisht nga atdheu ku studiova për 18 vite, ku punova për katër vjet si profesor gjimnazi për lëndën gjuhë-letërsi dhe për shumë vite gazetar profesionist në disa media të njohura ditore dhe shef kulture e kryeredaktor në disa revista, duke botuar dhe 12 libra me poezi, studime, intervista dhe reportazhe. Fatin tim tragjik nuk ia uroj askujt, por lotët e pambarimta dhe të dhimbshme të atij çasti ndarjeje me nënën time, rafshin edhe mbi ata njerëz me pushtet politik që më ndanë nga nëna kur ajo kishte më shumë nevojë për mua. Rafshin dhe mbi fëmijët dhe nënat e tyre, për të provuar dhimbjen që kam patur unë dhe mijra nëna e djem që vajtojnë ndarjen për shkak të pushtetarëve që prej tetë vitesh na grabisin dhe na sundojnë brutalisht dhe shtazërisht. Nga ai çast i larë me lotë, në këtë qershor bëhen plot pesë vjet dhe unë akoma nuk e kam takuar nënën time, e cila festoi 85 vjetorin pa mua pranë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore. Bashkëshorten dhe djalin tim të vetëm, Marion 12 vjeçar i takova pas tre vitesh, pasi banonin në Greqi. Çdo orë e çast më kaplon frika se nuk do takohem më për së gjalli me nënën, përshkak të Statusit politik të Refugjatit që kam dhe për moshën e thyer e shëndetin e dobët që ajo ka. Shpirti im ka provuar shumë plagë përgjatë 54 vjetëve, por kjo ndarje e detyruar dhe pamundësia për t’u takuar me nënën time të sëmurë dhe të moshuar janë plagët më të rënda që kam marrë në jetë. Kushdo që ka provuar ndarje të tilla nga atdheu dhe nga njerëzit e dashur e kupton dhimbjen time dhe dhimbjen e mijra shqiptarëve të larguar, ndërsa kanibalët me pushtet që kurdisën ikjen time dhe ikjen e një milion shqiptarëve, ndofta, sot gëzohen sepse kanë disa kundërshtarë më pak, por nesër kur të bien nga pushteti do pendohen për detin e pambarimtë të lotëve që u shkaktuan mijra nënave shqiptare për bijtë e tyre të tretur në udhë të largëta, do t’u prehet shpirti në ferr dhe nuk do gjejnë qetësi as edhe në varr. Mallkuar qofshin të gjithë ata pushtetarë që provokojnë ikje të tilla kaq të dhimbshme dhe tragjike. Një ditë ata do përgjigjen para Zotit, para meje dhe para të gjithë atyre shqiptarëve që pasi i persekutuan përdhunisht i detyruan të marrin udhët e vështira të mërgimit. Dora mëkatare dhe mortore e Edi Ramës që shkaktoi tragjedi tek 1 milionë shqiptarë të mërguar, do të tretet nga loti im, nga loti i nënës sime, nga loti i djalit tim dhe i bashkëshortes sime, si dhe nga loti i mijra shqiptarëve të mërguar nga keqqeverisja e tij makabre. Fatin tim të zi e kanë patur një milionë shqiptarë që u larguan dhunshëm gjatë qeverisjes 8 vjeçare banditeske të Edi Ramës, i cilësuar nga shumica e shqiptarëve si një nga kryeministrat më të këqij që ka patur Shqipëria përgjatë gjithë historisë së saj. Numri i lartë i azilantëve shqiptarë në Francë ka detyruar shtetin francez të ndërmarrë masa të ashpra ndaj tyre. Janë shtërnguar shumë ligjet për përfitimin e azilit nga shqiptarët. Procedurat tashmë zgjasin vetëm 6 muaj, jo si më parë që zgjasnin nga 6 muaj deri në 4 vjet. Nuk jepen para kesh në dorë, por bono, ndërkohë jepen me pikatore vizat humanitare për personat në gjakmarrje, për gratë dhe fëmijët e dhunuar, apo për personat me sëmundje të rënda kronike. Shqiptarët që kërkojnë azil në Francë, tashmë ndodhen midis dy zjarresh: Nga njëra anë, janë të detyruar të ikin nga vendlindja, sepse ndihen të rrezikuar në shtetin e tyre, nga ana tjetër Franca nuk i pranon. Të persekutuar nga shteti i tyre dhe të pa mirëpritur në shtetin ku shkojnë, shumë prej tyre kanë mbetur në mes të katër udhëve. Në pamundësi për të paguar strehimin mjaft familje jetojnë nëpër çadra, të cilat i kanë vendosur nën ura, apo rreth autostradave, hanë falas nëpër restorante bamirësie dhe ndihmohen me veshmbathje nga shoqata humanitare. Gjatë intervistave me disa familjarë të strehuar në çadra, ato shprehen se më mirë jetojnë në çadër në Francë, se sa në atdheun e tyre që po vdisnin nga uria. “Këtu e mbushim barkun me bukë, kurse në Shqipërinë e Edi Ramës rrezikoheshin nga uria, pasi ishim pa punë dhe pa asistencë sociale”, -thotë një kryefamljar. Midis çadrave me azilantë shqiptarë takova edhe një çift azilantësh nga Librazhdi me një vajzë të vogël dy vjeçare me sy bojëqielli si të një engjëlli. Burri heziton të përgjigjet, ndërsa gruaja shprehet e indinjuar. “Quhem Lindita. Kemi dy vjet që kemi ardhur për të kërkuar azil, pasi na u mbyllën të gjitha dyert në atdheun tonë. Unë dhe bashkëshorti jemi me diplomë universiteti me nota të shkëlqyera. Të dy u njohëm në universitet dhe ishim të punësuar në shtet. Më 2019 na hoqën të dyve nga puna pa asnjë motivacion. Në vendin tim emëruan djalin e një deputeti, ndërsa në vend të bashkëshortit u emërua vajza e një drejtuesi bashkiak. Ata nuk kishin eksperiencën tonë 10 vjeçare, pasi sapo ishin diplomuar në një universitet privat në Shqipëri. Të mbetur pa punë dhe pa burime financiare u detyruam të emigrojmë familjerisht. Zgjodhëm Francën, por edhe këtu qenka shumë vështirë. Na është refuzuar azili me pretekstin se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe na janë prerë të ardhurat finaciare. Në pamundësi për të jetuar blemë 120 euro këtë çadër që shihni ju për t’u strehuar. Ushqim hamë në restorante bamirësie, për veshmbathje na ndihmojnë shoqatat humanitare. Kështu nuk shtyhet, në çadër dhe me ushqim të falur, por as rikthimin nuk e mendojmë sa të jetë në pushtet Edi Rama dhe Rilindja. Ishalla na ndihmon Zoti me 25 prill, që Rama të humbasë dhe unë të rikthehem familjerisht në punën që kisha në atdhe, por që ma morën padrejtësisht. Bota është e rrumbullakët, rrotullohet dhe ndoshta një ditë fëmijët e kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive në Shqipëri që sot kanë postet më të mira në Shqipëri, apo studiojnë në shkollat më të mira të Francës, Europës dhe botës, do kenë fatin e zi të vajzës sime të pafajashme 2 vjeçare që sot po jeton në çadër pa bërë asnjë mëkat. E drejta vonon por kurrë nuk harron”. Shumica e familjeve që jetojnë në çadra janë nga zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë, por ka dhe nga Jugu dhe nga Shqipëria e Mesme. Drama e dhimbshme e këtyre familjeve fatkeqe është përshkruar në detaje edhe nga mediat e njohura franceze. Në artikujt e tyre shprehet trishtim, revoltë, keqardhje dhe habi se si një vend i bukur dhe në zemër të Europës si Shqipëria prodhon pamje të tilla tragjike sikur të jetë vend në luftë. Nuk mund t’a besojnë, se si Edi Rama, një ish refugjat i Parisit që ka provuar deri në palcë të trupit të tij jetën e vështirë emigrantit t’u shkaktojë një dhimbje dhe fat të tillë tragjik edhe bashkëqyetarëve të tij, ku mjaft prej tyre nuk sigurojnë dot as ushqimin dhe veshmbathjen në atdheun e drejtuar prej tij. Habiten se si pikërisht drejtuesit më jetgjatë të Shqipërisë që u formuan në Francë, apo jetuan në tokën e frankëve, si Enver Hoxha dhe Edi Rama u kanë sjellë më shumë dhimbje shqiptarëve. Habiten dhe shtrojnë pyetjen se, përse Hoxha dhe Rama nuk u frymëzuan nga demokracia franceze, por zbatuan në vendet e tyre modelet orientale dhe despotike, por ndërkohë, e kuptojnë shumë mirë se këto modele mesjetare u japin më shumë pushtet, pasuri dhe jetëgjatësi në qeverisje diktatorëve. Sa më të varfër dhe të papunë të jenë njerëzit, aq më lehtë sundohen, blihen dhe nënshtrohen. Revolta e tyre drejtohet edhe ndaj Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dhe ndaj ambasadorit shqiptar në Paris, Dritan Tola, të cilët nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar këta familje fatkeqe në emigracion. Për të gjitha këto arësye pothuaj të gjithë azilantët shqiptarë të Francës thërrasin në kor: “Rama ik”, dhe i drejtojnë lutje Zotit që Rilindja të humbas thellë si Lidhja Demokratike e Kosovës. “Kam 35 vite që banoj dhe punoj në Paris”, -thotë një azilant nga Kruja. Kam ikur nga Shqipëria në vitin 1985. U largova nga përndjekja që më bënte Sigurimi famëkeq i shtetit, sepse ishim familje kulakësh. Kur dëgjoj që edhe pas 20 vitesh nga rrëzimi i regjimi komunist, paguhen fuksa nga Edi Rama për të spiunuar dhe persekutuar shqiptarët për bindjet e tyre politike, mendoj që ky regjim diktatorial dhe ky kryeministër despotik duhen rrëzuar menjëherë nga pushteti”. “Janë një mijë arësye për pensionimin politik të Edi Ramës, por unë po ju tregoj vetëm një, -përgjigjet shoku i tij nga Elbasani. “Unë jetoj në Paris që nga viti 1945. Për 40 vite me radhë kam patur një punë dhe pagë të mirë, por nuk kam bërë ndonjë vilë të kushtueshme në Tiranë siç ka bërë Kryemininistri shqiptar që kushton 2 milionë euro”. “-Unë kam qenë si shumë shqiptarë emigrantë dhe kam kursyer para nga kurbeti”, -justifikohet Rama për vilën 2 milionëshe”. -Pse fitohen kaq lekë në Paris për aq vjet sa ka punuar ai, pyet i çuditur ai. Nëse Presidenti, apo Kryeministri francez do bënte një deklaratë të tillë, ai duhej të tregonte burimin e të ardhurave, ose do të ishte menjëherë në burg. Këtë e sheh dhe qorri që paratë e vilës së tij nuk janë siguruar nga kursimet e punës tre vjeçare në Paris, por nga xhepat e shqiptarëve. Në Shqipëri organet e drejtësisë janë me pushtetarët. Shqipëria është shtet rrumpallë dhe Prokuroria dhe gjykatat shqiptare nuk kanë dënuar deri më sot asnjë kryeministër apo politikan të lartë për korrupsion, kurse në Francë tre Presidentë janë dënuar me burg për shuma fare të vogla. Gojët e liga thonë që gjatë kohës në Paris, Rama ka punuar si roje apartamenti, disa thonë që është burgosur dy herë në Francë për trafikim ikonash, unë nuk e di ç’farë pune ka bërë ai, por, sado që të ketë punuar në Paris, 2 milionë euro nuk bëhen asnjëherë me punë të ndershme. Për mua, kjo është një ndër arsyet që ai duhet larguar me 25 prill”. “-Përgjigjen për burimet financiare të vilës 2 milionëshe dhe për shumë gënjeshtra të tjera Rama e dha më 11 prill 2021”, -thotë Ira nga Saranda. “Gjatë një takimi në Laprakë me të rinj Rama u shpreh: “Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion”. Është e para herë që thotë të vërtetën dhe për këtë e përgëzoj. Parisi është një metropol gjigand ku jetojnë njerëzit më të zgjuar të botës, kështu që njerëz me formim të cekët intelektual si Rama, përballë këtyre gjenive e kanë të pamundur të bëjnë karrierë dhe para në Paris. Me këtë deklaratë ai rrëzon edhe deklaratën e tij mbi një pjesë të të ardhurave të tij nga emigracioni për vilën e tij 2 milionëshe. Pra ai nuk ka qenë mirë në emigracion pasi thotë: “Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion”. Po të kishte fituar kaq shumë para në emigracion sa thotë” nuk do të ishte larguar. Nga ana tjetër ai thotë që “në politikë më futi besimi tek vetja”. Po të kishte besim tek vetja ai do kishe qëndruar në Paris, pasi o i ke të hapura rrugët në Paris o nuk i ke në asnjë vend tjetër të botës dhe jo në një mëhallë të Parisit, siç është Shqipëria jonë. Ai u kthye në Shqipëri pasi e kuptoi shpejt që nuk mund ta përballonte dot jetën në Paris, ndaj vendosi të merret me politikë, pasi vetëm përmes politikës allashqiptarçe ku mashtron, shan, gënjen, vjedh, lavdëron, bën ç’të duash pa të hyrë gjemb në këmbë dhe krijon pasuri e famë brenda një kohe shumë të shkurtër pa patur asnjë diplomë dhe pa punuar asnjë ditë. Po të kishte qëndruar në Paris, nuk do ta kishte tashmë vilën 2 milionëshe dhe milionat e eurove të depozituara në bankat offshore të botës. Nuk do ta bënte jetën prej bohemi dhe monarku që bën tani. Po të mos ishte rikthyer në Shqipëri, sot mund të ishte duke lyer ndonjë apartament në Paris, pasi për vetë formimin e dobët si piktor nuk mund të gjente asnjë punë tjetër në kryeqytetin e gjenive të të gjitha fushave. Në Shqipërinë e pasnëntëdhjetës nuk gjen politikan që nuk ka dy-tre vila të shtrenjta në Tiranë, në bregdet apo në Perëndim, madje, të gjithë ish kryetarët e komunave të pas ’90-ës e kanë nga një vilë luksoze dhe ndonjë fëmijë të shkolluar në Paris, Londër, apo Gjermani. Organet e drejtësisë shqiptare flenë gjumë dhe asnjë prej politikan shqiptar nuk është vënë para drejtësisë për pasurim të padrejtë”. Ermira nga Durrësi, teksa komenton deklaratën e Ramës se “Në politikë më futi besimi tek vetja. …Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre”, thotë: “Unë prej 29 vitesh banoj në Paris. Kam kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e njohur të Sorbonës me rezultate të larta. Flas shkëlqyeshëm anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe japonisht. Prej 10 vitesh punoj në Bashkinë e Parisit me një rrogë shumë të mirë. Edhe unë kam shumë besim tek vetja dhe dëshiroj të rikthehem në Shqipëri si Rama për të kontribuar për vendin tim, por kur shoh si lëpihet dhe ezaltohet para liderit Elisa analfabete, e cila e krahason liderin e saj me Skënderbeun, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve që ka bërë 25 beteja me Perandorinë më të madhe të kohës që kishte nënshtruar gjithë botën duke humbur vetëm tre, dhe Kryeministri e bën ministre, ndërsa dhjetra e dhjetra vajza si puna ime të shkolluar në Perëndim janë pa punë në Shqipëri, pasi nuk i lëpihen liderit si Elisa mendoj se nuk ia vlen rikthimi me Ramën Kryeministër. Unë vendin e punës e kam e fituar me konkurs, dhe nëse i thur kryebashkiakut tim elozhe kaq të të tilla seksiste dhe aq ekzaltuese pushohem menjëherë nga puna për çështje të etikës së nënpunësit civil. Siç duket kryeministri juaj i ka shumë qejf ekzaltimet, prandaj i bën ministre, deputete dhe i gradon në poste të larta politike. Unë nuk vij në Shqipëri për t’i bërë elozhe liderit, pasi nuk është natyrë e karakterit tim për të bërë karrierë në këtë formë, por mendoj që nuk është as në karakterin e shumë femrave dhe meshkujve shqiptarë me formim intelektual. Nuk arrij t’i kuptoj dot këta lustraçinj politikë shqiptarë, janë zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve apo për t’i bërë elozhe dhe reklamë liderit suprem. Mendoj që edhe ky ekzaltim ndaj liiderit duhet të marr fund më 25 prill, pasi kjo mënyrë punësimi me lëpirje po degradon politikën shqiptare dhe po largon nga politika dhe drejtimi njerëz me integritet të lartë moral dhe intelektual”. “Në Shqipëri nuk po punësohen profesorët dhe njerëzit e shkolluar, por bythlëpyrësit, mashtruesit, katilët, puthadorët, analfabetët, servilët dhe delenxhinjtë që i thurin elozhe Kryeministrit dhe Rilindjes”, -shprehet një azilant 45 vjeçar nga Vlora. Ai ka tre restorante në Francë dhe ndihet mjaft i indinjuar nga disa politikanë shqiptarë që i thurin elozhe të pamerituara Kryeministrit shqiptar. “Shqiptari nuk duhet ta tjetërsoj në asnjë rrethanë karakterin e tij për para apo për post politik. Ndaj nisur dhe nga kjo, Rama duhet pensionuar më 25 prill. Bashkë me të pensionohen edhe puthadorët e tij. Këtu në Francë ekzaltime apo krahasime të tilla janë ofendimi më i madh që mund t’i bëhet Kryeministrit dhe kthehet në parodi”. Një tjetër azilant tregon disa anekdota për Ramën kur ishte emigrant në Paris, anekdota që qarkullojnë në komunitetin e shqiptarëve të Parisit. “Unë jam një nga personat që u futën në Ambasadën Franceze në Tiranë në prag të rrëzimit komunist”, -thotë ai. “Më kujtohet që kur erdhi Rama në Paris, nuk shoqërohej me asnjë nga frika e hakmarrjes së azilantëve antikomunistë, pasi babai i tij, Kristaqi kishte firmosur dënimin me varje të mësuesit dhe poetit Martir antikomunist, Havzi Nela nga Kukësi. Unë, në fakt nuk e di ekzaktësisht se ç’farë pune ka bërë ai në Paris, pasi nuk më ka interesuar dhe nuk ka qenë ndonjë person që binte në sy për ndonjë talent të veçantë, apo për ndonjë punë të mirë, pavarësisht se ndonjë shqiptaro-parisiene, për të përfituar ndonjë post apo para prej tij, ka deklaruar se Rama magjepsi Parisin. Se me ç’farë e ka magjepsur Parisin ai unë nuk e di, por di që Parisi i gjenive dhe mrekullive të pafundme nuk magjepset nga askush, por të tjerët magjepsen nga Parisi. Kam dëgjuar nga disa shqiptarë në Paris që Rama për të përballuar jetën e shtrenjtë që bënte në Paris shiste ikona të vjedhura nga Shqipëria pranë brigjeve të Senës bashkë me një shok të tij. Qarkullon një anekdotë që sa herë policët sulmonin shitësësit e jashtëligshëm, shkriheshin së qeshuri teksa shihnin Ramën dy metrosh duke ikur me vrap prej tyre. Thonë që ishte më i gjati mes shitësve dhe binte në sy të policëve për shkak të shtatlartësisë dhe për vrapin galopant prej atleti, pasi është marrë me basketboll në Shqipëri”. “Shqiptarët e Francës ndihen të zhgënjyer nga kryeministri shqiptar, jo vetëm për keqeverisjen dhe sundimin si diktator në vendin e tij, por edhe për disa deklarata të papërgjegjshme në lidhje me jetën e tij si refugjat në Paris kur thotë gjëra krejt të pavërteta për kursimet e të ardhurave të tij në Paris”, -shprehet Agroni nga Elbasani. “Deklaratat e Ramës po më ndajnë nga gruaja në Shqipëri, e cila më thotë: “Ke pesë vjet që punon në Paris dhe nuk ke bërë asnjë kotec pulash, Edi me tre vite punë në Paris bëri vilën 2 milionë euro”. Ndryshimin politik që kërkojnë të gjithë e shqiptarët e intevistuar në Francë, po e kërkojnë edhe shqiptarët e Greqisë (komuniteti më i madh i azilantëve shqiptarë në botë). Nevojën për ndryshim nga ky komunitet me një milionë shqiptarë e përcjell një nga zërat më të fuqishëm të saj, poeti, fabulisti, përkthyesi dhe publicisti i njohur, Iliaz Bobaj, autor i mbi 30 librave në prozë, poezi dhe përkthime nga greqishtja në shqip dhe anasjelltas. I përkthyer në Greqi dhe i nderuar me mbi 20 çmime të rëndësishme letrare në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Prej shumë vitesh ai banon familjerisht në Patra të Greqisë dhe drejton Shkollën Shqiptare të Patras. Përmes një statusi të shkruar para tre ditësh në facebok-un e tij, ai kërkon ndryshim. Në këtë status, i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente shkruhet: “Miqtë e mi të nderuar. Sot nuk do të botoj krijimtari letrare. Sot do të flas si intelektual i pavarur, si shqiptar, si atdhetar. Do të them fjalën time, mendimin tim. Nuk më intereson militantizmi partiak. Më intereson Atdheu. Të dielën e ardhshme në atdheun tonë bëhen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje bëhen në një kohë, kur vendi ynë është një shtet pa standarte demokratike, politike, ekonomike, sociale. Një shtet me paga minimale, pensione qesharake, me media të blerë partiake, me krim në rritje të frikshme, me korrupsion galopant, me drejtësi të korruptuar, me kuvend pa opozitë të vërtetë, një shtet që tallet me ish të përndjekurit e diktaturës, me administradë krejt partiake, me një papunësi, shifrat e së cilës nuk i di me saktësi askush (vetëm gjatë vitit 2020 humbën vendin e punës 35.000 vetë). Si asnjëherë tjetër në historinë e kombit shqiptar, atdheu ynë po boshatiset, sidomos nga të rinjtë dhe intelektualët. Në këta 30 vjet, tek ne u rrëzua një kasolle me drurë të kalbur dhe u ndërtua një tjetër me drurë të shtrembër. Kjo është “vepra” e pushtetarëve tanë. U lodhëm me këtë shtëpi pa standarte demokratike të ndërtuar sipas shijes dhe interesave të atyre që dalin në krye, ku Europa mbetet një ëndërr e largët për shqiptarët. Sot kemi arritur në standartet më të ulëta të një shteti demokratik, me pushtet autokratik, ku ligjin e bëjnë oligarkët dhe të korruptuarit. Nëse thirrja e ambasadores amerikane znj. Juri Kim është, “Votoni ndryshimin ose kriminelët”, dhe kjo duhet marrë seriozisht, unë doja të shtoja edhe diçka tjetër. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësoj, në konceptimin, ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Shqipëria kërkon atë që nuk është bërë në 30 vjet, shtetin e së drejtës. Vetëm kështu ajo mund të eci në rrugën e përparimit dhe të mbrothësisë. Këtë e kërkon populli shqiptar. E kërkon koha e sotme. Shqipëria, atdheu ynë nuk ka më kohë për të humbur”.

Eksodi gjatë qeverisjes së Ramës, hemorragjia më e madhe në trojet shqiptare

…Kombi shqiptar ka provuar shumë eksode në historinë e tij shumë shekullore, por katër janë eksodet më të mëdha në historinë e Emigracionit Shqiptar: 1. Ikja masive e shqiptarëve nga pushtimi Osman drejt Italisë dhe Greqisë, 2. Ikja e shqiptarëve në vitet ’90 pas rënies së regjimit komunist, 3. Ikja në trazirat politike dhe sociale të vitit 1997, dhe 4. Ikja gjatë periudhës së qeverisjes së Rilindjes së Edi Ramës (2013-2021). Nga të katër këto eksode biblike, më i madhi konsiderohet eksodi përgjatë qeverisjes tetë vjeçare të Edi Ramës, që kap shifrën një milionë të larguar. As nga pushtimi osman dhe nga masakrat e ushtrisë turke nuk janë larguar kaq shumë shqiptarë sa në periudhën 8 vjeçare të Edi Ramës dhe të Rilindjes. Ndryshe nga të larguarit nga pushtimi osman, azilantët e periudhës së Ramës janë shumuca të rinj. Në tre vitet e fundit, Franca renditet si shteti me numrin të të madh të kërkesave për azil. Shqiptarët zënë vendin e tretë, pas sirianëve dhe afganëve që u përkasin vendeve në luftë. Ky numër i madh i azilantëve nga Shqipëria është bërë disa herë mollë sherri midis shtetit francez dhe shtetit shqiptar të drejtuar nga ish azilanati i Parisit, Edi Rama. Debate të ashpra ka patur edhe në Parlamentin Francez.

SHKARKO APP