Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët në Ballkan duhet të rrinë urtë, ndërsa Kosova mund të ndahet

Forum E martë, 7 Shtator 2021 16:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Robelli –

Dy presidentë, “Aleksandri” dhe “Hashimi”, folën në Forumin e Alpbachut në Austri për ndarjen e Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë nuk i kundërshtuan. Presidenti slloven Borut Pahor duke folur në Forum në një çast tha se “jemi këtu me Hashimin dhe me presidentin Vuçiç”. Kjo ishte simptomatike. Kosova përfaqësoj nga “Hashimi”, ndërsa Serbia nga presidenti i saj. Negociatat mes këtyre dyve për ndarjen e Kosovës duket se kanë shkuar larg. Këtë e linte të nënkuptohej edhe toni gati familjar i komunikimit mes Thaçit dhe Vuçiçit, të cilët njëri-tjetrit i drejtoheshin me “Aleksandar” dhe “Hashim”. Në një moment Vuçiç madje tha: “Hashimi është politikan më i mirë se unë”, pastaj me dinakëri akuzoi vendet perëndimore që po “na pyesin se çfarë po bëjmë?” Përse duhet t’ju interesojë kjo vendeve perëndimore, pyeti Vuçiçi, i cili tha se të dy po kërkonin një zgjidhje për konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Zgjidhja magjike quhet: “korrigjim i kufijve”. Si duket kjo zgjidhje? “Aleksandri” dhe “Hashimi” nuk janë të gatshëm ta thonë. Dhe presidenti austriak Alexander van der Bellen, i cili njihet si politikan i ndershëm, në Forumin e Alpbachut zgjodhi rolin e cinikut. Ai i luti gazetarët që të mos jenë shumë kureshtarë, të mos u bëjnë pyetje “Hashimit” dhe “Aleksandrit” se për çka janë duke negociuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më shumë si politikan austriak dhe më pak si komisioner i Bashkimit Europian foli Johannes Hahn, “një mik i vërtetë i Serbisë” (sipas Vuçiçit). Nëse e përkthejmë në gjuhë të kuptueshme, Hahn tha se Kosova bën të ndahet, por duhet të ruhet stabiliteti rajonal. Nëse e interpretojmë si duhet këtë cinizëm austriak të mbështjellë me fasadë europiane, kjo domethënë: shqiptarët në Maqedoni duhet ta ruajnë Maqedoninë super-multietnike, shqiptarët në Mal të Zi -duhet të rrinë urtë, shqiptarët në Luginë të Preshevës ose të rrinë urtë nën Serbi ose të shpërngulen në Kosovë. Ndërsa rreth 40 mijë serbë të veriut të Kosovës Europa e Johannes Hahnit i sheh si racë superiore, andaj, sipas tij, me fatin e Kosovës mund të bëjnë çfarë të duan “Hashimi” dhe “Aleksandri”, vetëm, aman, të ruhet stabiliteti rajonal.

Presidenti i Kosovës me anglishten e tij që tingëllonte si një ekskavator në gurthyes kërkoi “përkrahje nga të gjithë” për të gjetur shpejt një zgjidhje, sepse edhe në Kosovë kërcënon rreziku nga forcat “nacionaliste” dhe “antiperëndimore”. Është e qartë se në mesin e këtyre forcave ai nuk e numëron partinë e tij, PDK-në. Mesazhi i presidentit të Kosovës në Forumin e Alpbachut ishte, pak a shumë, ky: “Me Aleksandrin”, tha ai, kemi diskutuar të gjitha opsionet – edhe “korrigjimin e kufijve”, “kjo është serioze”, por “korrigjimi” nuk domethënë “ndarje sipas vijave etnike”. Kosova do të mbetet, sipas Thaçit, shoqëri multietnike”. E për çka po bëhet ndarja atëherë? A do të vlejë për Kosovën e ndarë Plani i Ahtisaarit? Zonat pothuaj eksterritoriale përreth manastireve të Kishës Ortodoske Serbe? Komunat e panumërta dhe të panevojshme serbe gjithandej Kosovës? Asgjë nuk dihet. Dhe ndoshta kjo është metoda e re e Thaçit për zgjidhjen e problemeve të Kosovës bashkë “me Aleksandrin”.

“Aleksandri” e nisi fjalimin e tij me një sulm ndaj një djali nga Bosnja që tregoi historinë e tij personale dhe historinë e qytetit të tij të lindjes, Dobojit, ku forcat serbe vranë dhe dëbuan boshnjakët dhe kroatët, shkatërruan pronat e tyre dhe xhamitë i hodhën në ajër. Vuçiç nuk shprehu keqardhje për atë çfarë bashkëkombësit e tij kanë bërë në Bosnjë, kuptohet nuk e përmendi as Srebrenicën, krimet serbe në Kosovë jo se jo, harrojeni, Vuçiç me ton teatral filloi të tregojë historinë e familjes së tij të vrarë nga nazistët kroatë në Luftën e Dytë Botërore. Ky rrëfim me gjasë duhej të shërbente si arsyetim për krimet serbe gati gjysmë shekulli më vonë. Kështu “argumentonte” edhe Ratko Mlladiçi duke hyrë në Srebrenicë, ndërsa përbetohej se ka ardhur dita që “t’u hakmerremi” turqve. Boshnjakët konsideroheshin turq, turqit kishin pushtuar Ballkanin para 600 vjetësh, blla, blla, blla. Narrativi ultranacionalsit serb jehoi edhe në Forumin e Alpbachut, politikanët austriakë qëndruan në heshtje ose i duartrokitën kësaj propagande, bashkë me “Hashimin”.

Procesi për ndarjen e Kosovës me gjasë ka ecur mjaft. Para zyrtarëve të BE-së Vuçiç dhe Thaçi me vite janë sjellë sikur po negociojnë për “normalizimin e marrëdhënieve” mes “Beogradit dhe Prishtinës”. Në prapaskenë ata me gjasë prej vitesh janë duke diskutuar për ndarjen e Kosovës. Nuk duhet të zemërohet askush në Kosovë që Hashim Thaçi ka hyrë në pazare “me Aleksandrin” për të ardhmen e Kosovës. Vetë klasa politike e Kosovës, parlamenti, partitë politike me apo pa vetëdije, heshtur apo hapur atij ia kanë dhënë mandatin për të negociuar me Serbinë pa vija te kuqe, pa limite. Tash parlamenti i Kosovës ose duhet të vrapojë pas Thaçit ose ta ndalë Thaçin. Por, ndoshta gjithçka është vonë, sidomos pasi idenë e ndarjes së Kosovës e përkrahu edhe këshilltari për siguri nacionale i Donald Trumpit.

Nën hijen e këtij debati vërtet duket kontribut i madh humoristik i Fatmir Limajt kur thotë se ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh është antikushtetuese. Tash politikanëve të Kosovës, dhe sidomos deputetëve, u ka mbetur të bëjnë sehir dhe të presin se si do t’i mbrojë interesat e Kosovës një kafexhi e pronar hoteli në Prishtinë kur të takohet me John Boltonin, këshilltarin e Trumpit për siguri nacionale. Të dy mund të gjejnë shpejt gjuhë të përbashkët: njëri dikur e ka pasur Kremlinin punëdhënës, tjetri një televizion propagandistik të Kremlinit.

E Ramush Haradinaj? Isa Mustafa? Albin Kurti? Shpend Ahmeti? Fatmir Limaj? Këta të kujtojnë atë ushtarin e Armatës Popullore të Jugosllavisë, të cilin televizioni slloven e pyeste se çfarë po bënte me shokët e tij pranë disa shkurreve pasi Sllovenia kishte shpallur pavarësinë. Ushtari, një boshnjak, u përgjigj me humor gjenial boshnjak: “Ç’të them? Ata (sllovenët) po bëjnë sikur duan të shkëputen, ne (ushtarët e APJ-së) po bëjmë sikur nuk po i lejojmë”. Nëse Haradinaj, Mustafa dhe të tjerët vërtet janë kundër ndarjes së Kosovës duhet të veprojnë, nëse janë për ndarje, atëherë le të rreshtohen pas Thaçit. Fundja, LDK e ka zgjedhur president, AAK është e lumtur që falë tij Haradinajt iu plotësua ëndrra të vizitojë St. Moritzin, pardon të bëhet kryeministër.

Dialogplus.ch

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.