Shqiptaret nuk e kuptojnë më…
Forum E Mërkurë, 2 Dhjetor 2020 15:48
Nga Ylli Dylgjeri –
Pas viteve 90, kur komunizmi ishte rrezuar,
dhe vendin e drejtonte Partia Demokratike. Nje ftese e ardhur nga kancelarite e europes e ftonte Doktor Berishen ne nje samit. Ne avion, doktorit i bie vendi ne kolltuqet e para te biznes class. Ne krah te tij, ishte ulur me pare nje burre veteran qe udhetonte drejt djalit ne perendim. Pasagjeri i ngarkuar me antiberishizem sa pa doktor Berishen kthehet me fytyre nga dritarja e avionit duke i kthyer shpinen atij. Ishin vitet e para
dhe urrejtja per Doktorin mbizotronte te brezi qe
humbi gjithshka por jo lirine…
Pas ngritjes se avionit, i vjen rradha sherbimit te stjuardeseve bashke me karrocen e pijeve. Pasagjerit i vjen rradha e sherbimit.
Stuardesja ne anglisht e pyet:
Çfare do te pini zoteri?
Pasagjeri nuk kthehej drejt, e bente sikur nuk degjonte.
Doktori, per ta ndihmuar e pyet: çfare do te pish?
Pasagjeri pasi kthehet me inat i thote shqip; s’di shqip!
Në kolltuqet perreth plasi ilariteti…
Keshtu po ndodh me Ty e me popullin tend o Rame!
Nuk duan as te kuptojne e as te flasin shqip me Ty.