Shqiptarët nuk ikin vetë, por i përze Rilindja
Nga Ylli Dylgjeri-
Historia 1.
Nje i njohuri im me punesim shofer por jete e mot banor i Tiranes, ne breza, me thosh me lot ne sy:
çfare behet keshtu?! U mblodhem si çdo vit me fisin deri te kusherinjte e pare per te festuar dhe ishim pergjysmuar nga festa e vjetshme. Na kane lene femijet e kane ikur neper bote, megjithese ketu kishin një jetë të qetë, nje vend pune e nje shtepi. Kam frike se do ma terheqin kusherinjte dhe tim bir ne Gjermani.
Historia 2.
Kolegia ime e nderuar qe kish ndertuar nje jete familjare te denje, me karriere qe pavaresisht ulje-ngritjeve kish qendruar, me banese ne zemer te Tiranes, ne moshen 40-vjeçare mori familjen dhe
shkoi pertej detit.
Keto jane dy ngjarje njerezore jo te vetme ne Shqiperi, por pika gjaku ne hemoragjine qe po perjeton populli shqiptar.
Ketyre dy ngjarjeve u bashkohen edhe te tjerave si
kjo u bashkohen edhe rastet e shumta te largimit te banoreve te pashprese te ketij vendi, qe nuk kane as pune, as strehim, asnje minimum mireqenieje.
Nese emigrimi ne kerkim te nje pune apo te ardhure me te mire eshte fenomen i natyrshem deri diku per vende si Shqiperia, ajo ç’ka dallon emigrimin e epokes se Rilindjes eshte thellimi i kesaj hemoragjie, boshatisja e vendit. Dhe mbi te gjitha largimi i asaj pjese te popullsise qe siç e tregova ne historite njerezore ne pamje te pare nuk kane arsye te ikin.
Por e verteta eshte qe shqiptaret ikin, ne fakt nuk ikin por po i përze Rilindja.
Le të shpjegohem më thjesht:
Rastet e treguara me lart tregojne se ato ikin sepse nuk shohin te ardhme dinjitoze ne kete vend, drejtesi shoqerore, kujdes njerezor nga qeveria e tyre, por shohin vetem dhunim shteteror, fyerje ne inteligjence, marrje neper kembe te fisnikerise, refuzim per ti konsideruar si banore te denje te ketij vendi, si dhe perçmim per jeten e tyre te ndertuar me dinjitet.
Dhe ata ikin qe t’ia kursejne perçmimin e neperkembjen femijeve te tyre.
Ikin e marrin me vete kulturen, inteligjencen si dhe
ate pasuri qe e kane vendosur pa zhvatje e grabitje koncesionare shteterore.
Per kedo nga sejmenet e “Familjes Rilindja”, qe po na na thote me terma teknike se ky eshte nje fenomen normal emigrimi, apo kjo eshte situata sot ne te gjitha vendet e lindjes, duhet tja bejme te qarte se nuk eshte e tille.
Kjo eshte zbrazje e vendit nga banori i vet, eshte tretje e popullit shqiptar nga shqiptari i vet, eshte ikje e trurit, eshte largim i kapitalit. Por…ka dhe me keq. Ajo pjese kokeforte e kesaj shtrese dinjitoze qe per ndonje arsye zgjedh te mos emigroje do te jete “emigrant ne atdheun e tij” sepse do te tkurret dhe do te dobesohet. E gjitha kjo ka dhe nje qëllim te qarte “rilindas”; zbrazje e vendit nga votuesi me ndergjegjje dhe i ndergjegjesuar qe e refuzon, qoftë dhe në heshtje,
kete qeverisje.