Shtegu për në Shtëpinë e Bardhë
Nga Eduard Zaloshnja –
Hillary Clinton mori 3 milionë vota më shumë se Trump në rang kombëtar, por ky i fundit shkoi në Shtëpinë e bërdhë, ngaqë mori 77 mijë vota më shumë në tre shtete kyçe: Pennsylvania, Michigan e Wisconsin. Nuk është vota popullore ajo që përcakton fituesin e garës presidenciale amerikane – është vota në Kolegjin Elektoral, i cili përbëhet nga 538 elektorë të 50 shteteve të ndryshme të SHBA-së ( sa më e madhe popullsia e shtetit aq më i madh numri i elektorëve që e përfaqësojnë atë)
Aktualisht, gara mes Biden e Trump është e fortë në 10 nga 50 shtetet e SHBA-së, por 3 prej tyre janë të domosdoshme për Biden, që të sigurojë vajtjen në Shtëpinë e Bardhë – tamam si katër vjet më parë, ato janë Pennsylvania, Michigan e Wisconsin. Në qoftë se Biden fiton në këta tre shtete, Trump le të fitojë në të gjtiha shtetet ku fitoi para katër vjetësh – Biden arrin kuotën e 278 elektorëve në Kolegjin Elektoral prej 538 elektorësh dhe shkon në Shtëpinë e Bardhë.
Aktualisht mesatarja e sondazheve të ndryshme, që janë zhvilluar së fundmi në këto tre shtete, na jep këtë paqsqyrë: Michigan, +8.1% Biden; Wisconsin, +5.4% Biden Pennsylvania, +5.3 Biden (https://www.realclearpolitics.com/elections/trump-vs-biden-top-battleground-states/).