Shtëpitë e kandidatëve, Papa dhe Obama
Nga Irfan Rama
Dikur më qëllonte të shkoja në shtëpi të njerëzve të thjeshtë e me pushtet në Lezhë, Shkodër Durrës e Tiranë nga lidhjet tona familjare, gjitonitë, genizmat shoqërore etjerë dhe bëja e s’bëhësha i dalluar nga modestitë e shtëpisë time. Kam shkuar pas ’90-ës në shtëpitë e disa profesorëve e drejtuesve të institucioneve arsimore në Britaninë e Madhe, Gjermani, Zvicër e Greqi etj që kishin punuar një jetë të tërë dhe kishin hapësira normale jetese, jo hapësira vrapuese si ato të “Horses Club” – madje një profesor dhe drejtor i marrëdhënieve me jashtë të një kolegji të njohur në Dandy të Skocisë Tom Black jetonte në dy dhoma e kuzhinë modeste fare dhe kishte 40 vjet karriere arsimore e projektesh të huaja – të arreduara thjeshtë e traditim breznish. Një katëshe e dykatëshe madje në një shtëpi të një drejtuesi gjerman kolegji në një dhomë 3 me 3 e bija në piano na Luajti “Per Elizën” e Ludwig van Beethoven.
Po shkrepja mbrëmë butonin e stacioneve të televizionit tim dhe stopova për një çast në një nga stacionet më të rëndësishëm për shqiptarët këndej dhe andej kufirit sinjali i të cilit mbërrin deri në Amerikën e largët dhe thash të kundroj se çfarë thoshte për qytetarët e saj një kandidate për bashkinë e një qyteti historik e turistik në Jug të Shqipërisë. Ishte një pedagoge e re me dy fëmijë të vegjël. U befasova nga madhësia e hapësirave që shfaqi televizioni i shqiptarëve – vetëm atë që na blatoi “profesionalisht” – nga shtrenjtësia e paisjeve super moderne, arredimi i “bërë vetë” nga kandidatja, llamburitjet spektakolare sheikase ose jo etj. Një paisje elektrike që jargonte flakërima ngrohëse e ca paisje të tjera që nuk i kanë as suitat 10 mijë apo njëqindmijë dollarëshe apo eurosh të natëshme për miliarderët që duan të duken.
Gazetarja e shëndoshë shtrirë e tëra në një kolltuk – që nuk bën vaki ndonjë gazetar apo gazetare e CNN apo BBC të intervistojë ndokënd në atë përlloj përçudnije e që nuk e lejon as etika më minimale vetvetuese – me ca letra nëpër duar pyeste në mënyre mediokre për gjëra që ka bërë e do bënte për qytetin e saj kandidatja që e “donte” aq shumë qytetin e saj dhe qytetarët. Pastaj e pyeti në zyrën e saj shtëpiake te paisur perfektësisht që ndoshta as kryeministra apo presidentët e vendeve shumë të zhvilluara nuk do t’ja sipëronin. Në takimet e rralla të ndonjë çifti apo banori në rrugët thuajse të zbrazura ndonjë fjali të rëndomtë përshëndetjeve apo ndonjë ulje në stol qenë ecejaket emisionike.
Fjalori i kandidates edhe me ripërsëritje mendimesh me pak subsrakt mirëqenës e me fraza të përgjithshme elektorale për rritje biznesesh e turizmash pa shifra, pa statistika, pa fakte apo fakte realisht të zbatueshme ose me një të vërtetë në letër të besueshme përgjysëm në të ardhmen ishte një fjalor as teknik, as menaxhues as kulturo – letrar, as thënie që sumon mendim intelektual të hashëm me pak gëlltitje emfatike e lumturuese të hopit apo çaste kingurinash. Pyetjes a të kanë mbështetur fëmijët për kandidimin (?!) të gazetares – njëri fëmijë 5 – 6 vjeç dhe tjetri pak më tepër – kandidatja iu përgjigj realisht se vajza mund të kuptojë…
Papa Françesku ka jetuar aq thjeshtësisht në Argjentinën e tij duke qenë Kardinal sa nuk bëhet llafi. Kur tymi i bardhë në Vatikan u çlirua këndshëm dhe Papa Françesku u bë i pari i mbi miliardshit të katolikëve të botës nuk pranoi të jetoj aty ku kishin jetuar të gjithë Pope-ët e tjerë paraardhës e shumë paraardhës në histori, por shkoi në një ngrehinë të thjeshtë vatikanase ku rron dhe ushqehet shumë thjeshtë.
Mistër Obama i cili ngjiti shkallët e larta të shkollimit për jurisprudencë deri në “Harvard University” me një shkëlqim të jashtëzakonshëm të punës e mendjes së tij ndonëse në rininë e hershme kish qenë i prirur pas drogave. Vullneti i tij dhe “Wind of Changes” i mendimit dhe ideve të tija për të ndryshuar rrënjësisht vetveten në konceptin e “Mbinjeriut” për të bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndryshuar jetën e afro – amerikanëve të varfër, espanikëve dhe amerikanëve me pak të ardhura, kapërceu me hope shkallët e karrierës. Edhe me dështime të çasteve deri sa u bë senator, yll i senatorëve elokuent, blatues i ideve të mëdha të Partisë Demokratike Amerikane e më pas president me fitore të bujshme të SHBA – s në 2008. Thjeshtak e buzëqeshës i përhershëm ndaj më të varfërve dhe shtresave të tjera amerikane së bashku me Michele jetonin në një apartament të thjeshtë në Çikago deri sa u bë president.
E kandidatët tanë për kryebashkiakë – një pjesë e konsiderueshme e tyre – kanë shtëpi luksoze, vila në plazhe e male, biznese të tjetërsuara ose jo në motra, vëllezër, kusho e stërkusho. Para të thata e të “njoma”, vetura e supervetura, ora të shtrenjta edhe 25 mijë euro… Sepse kështu i kanë edhe “kontrolluesit” e tyre agjencitë e specializuara ku krerët edhe nderohen nga presidentë, kryeministra e isha gjithfarësojesh, isha e aktualë deputetë… Dhe gazetarja e televizionit nuk bëri asnjë pyetje për origjinën e parave të shtëpisë luksoze, pastërtinë që duhet të ketë kryebashkiaku, si do të luftonte korrupsionin edhe të paraardhësve të saj të fryrë si tollumbace. Sepse gjeneralët e krimbur kanë aleanca me oficerët e tymosur nga “Hijena” korrupsion. Këtë MUR të Madh Himalajik nuk mundën ta kapërcejnë as SHBA e as BE për Zgjedhjet e 21 Qershorit 2015. Pavarësisht që shfrynë “tornado” fjalësh, letrash e “ultimatumesh”.