Shteti im ku je? Në burgjet e Greqisë në 17 muaj, 11 shqiptarë të vrarë (Lista)

Nga Shpëtim Zinxhiria 

Për vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 jane regjistruar pesë të tilla. Në përgjithësi është bërë i mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur ne dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues.

  1. 10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
    2. 25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
    3. 15/01/2018. Gjendet i varur ne komisariatin epolicisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.
    4. 16/02/2018, Gjendet i vdekur ne qeline e paraburgimit një 54-vjeçar shqiptar, babai i 5 fëmijëve, të cilit i kishte mbaruar leja e punesimit. Ai punonte në bujqësi dhe pronari i kishte dhënë strehim dhe ishi ne proces te legalizimit për lejen e tij.Ai mbahej ne rajonin e policisë në Kisamu në Hania për dëbim nga Greqia.
    5. 8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.
    6. 25/11/ 2018. Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mistererioze, pasi u gjend I vdekur ne kravatin e tij nga gardianet e burgut.
    7. 26/12/2018. Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.
    8. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
    9. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
    10. 27/01/2019. Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha nga qyteti i Sarandës. Trupi i tij i pajetë ndodhej në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se I dënuari ishte mbytur në qeli. Lidhur me kete vrasje Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet.
    11. 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
    12. 27 /04/2000, Mondi Gjoni 18 vjeç u vra nga një polic, me një plumb në qafën , gjatë një revoltimi në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës.
    13. 25.11.94: A. Grabocka, gjëndet i vdekur ne qelinë e paraburgimit të komisariatit të policisë i të huajve në pritje për dëbim
    14. 10/10/1997 , Polici Jorgos Spanudhis qëlloi me armë zjarri dhe vrau një shqiptar në paraburgim, pasi tentoi te ikte.
    15. 16/12/1997. B. Bregkoki 30 vjeç, u vra nga polici Jorgo Spanidis në burgun Dhiavato të Selanikut.
    16. 24 Mars 2005. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës, gjendet i vdekur 19-vjeçari Ismail Saliko, ku u transferua në Qendrën Shëndetësorenë Kapandriti, ku u regjistrua vdekja e tij. Shkaqet janë të panjohura.
    17. 30/03/2006, Në qelinë nr.80 te godinës e katërt “D” në burgun Koridallo humbet jetën nga zjarri sëbashku edhe me me tre te tjerët 38-vjeçari Marian Greca.
    18. 15/04/2007 . Gjendet i vdekur në qelinë e komisariatit të policisë në Ilio në Agios Fanourios në Athinë 19-I Leonidha K. shtetas shqiptar. Familja proteston para policisë me një klimë të tensionuar duke mohuar se ai ka varur veten.
    19. 2/06/2009 Ismet Boshlli u gjend i varur në orën 4 të mëngjesit në qelinë e tij në burgun Malandrinu në Fokidha, ku kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se për 9-të vjet të dënimit nuk kishte marrë asnjëherë leje, duke dënuar kushtet e këqija të burgut, si dhe i kërkoi familjes së tij të mos shqetësohej sepse ishte një akt sakrificash për të mirën e të burgosurve të tjerë.
    20. 27 Mars 2014. Kudret Kume apo Ilia Kareli, u vra në burgun e Malandrinos, ishte viktimë e një torture çnjerëzore nga gardianët. Gjykata I denoi 12 gardianët me 6 muaj pushim nga puna përfshi këtu edhe ish-drejtorin e burgut 53-vjeçar, kun ë 17 janar të 2017 vdes në një aksident pasi ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në autostradën Antiriou-Itea.
    21. 17 prill 2014. Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre, Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
    22. 3 gusht 2016 Gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e Policisl në Ano Patisia në Athinë. Në trupin e tij u gjenden shenja dhune dhe masakrimi nga ana e policisë, ku dhe vdekja ka ardhur si shkak e kësaj dhune.
    23. 12.09/2016, Gjëndet i vdekur në qelinë e burgut Malandrinu në Fokidha në godinën “Z” një shqiptar 49-vjeçar. Ai u gjend i varur ne dritaren e qelisë nga gardianët e burgut, në një kohë që bashkëvuajtësi tjetër që ishin bashkë në qeli ishte jashtë.
    Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët. Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP