“Shteti instrument i partisë”!
Nga Elmaz Sherifi-
I tmerruar nga humbja e pushtetit kryeministri ka filluar intensivisht fushaten zgjedhore.
Me sjelljet e hapura mediatike, ai po provon, se, institucionet e shtetit, po shnderrohen ne makine elektorale te partise ne pushtet.
Duke mbajtur fjalimin para bustit te Skenderbeut ne “fabriken e peshkut” kryeministri kercenoi ministrat e deputetet dhe u vuri si objektiv grumbullimin e 800 mije votave.
Ne te njejtin vend mblodhi te gjithe kryetaret e bashkive te Shqiperise dhe i’u vuri detyre shnderrimin e administrates ne makine elektorale.
Dje e kishin radhen “drejtuesit politik te qarqeve”. Atyre u kerkoi garantimin e 74 mandateve.
Administrata po vendoset nen presion dhe kercenohet me largimin nga puna, nese nuk dergojne te “personat e besuar” nga shtabet elektorale, fotokopjen e kartes se identifikimit te atyre qe duhet te konsiderohen si votues te Rilindjes.
Shikoni se si po shkelen ligjet me vendime qeverie. Dje u botua ne gazeten zyrtare hapja e kazinove ne Tirane, kur nje vit me pare u be ligj per ndalimin e lojrave te fatit.
Gjithecka per zgjedhjet. Si dikur gjithecka per luften !
Prandaj “gjalle a vdekur”, duhet mandati i trete. Ashtu, si me “hir a me pahir” te plotesohet Gjykata Kushtetutese.
Sa larg jemi edhe ne mendesi, pa lere ne realitet, nga filozofia e se drejtes se shtetit modern.
Kjo eshte Shqiperia qe duam !