Shtrirja e testimit për COVID-19
Nga Eduard Zaloshnja –
Meqënëse shkalla e shpërndarjes së epidemisë COVID-19 ka qenë e ndryshme në vende të ndryshme (në janar e shkurt pati shpërndarje të madhe në vendet aziatike, ndërsa në mars epidemia u shpërnda në vendet euroatlantike), një tregues sintetik për shkallën aktuale të testimeve është ai që krahason numrin aktual e të sëmurëve me simptoma të lehta (apo pa simptoma), ndaj numrit aktual të sëmurëve rëndë apo gjendje kritike.
Sa më shumë të infektuar me simptoma të lehta (apo pa simptoma) të evidentojë sistemi i testimit, aq më ekstensiv është ai. Kështu, Gjermania ka të evidentuar aktualisht 1000 të infektuar me simptoma të lehta (apo pa simptoma) për çdo të sëmurë rëndë apo në gjendje kritike. SHBA-ja dhe Zvicra kanë nga 49, Italia 14, Spanja, Hollanda e Belgjika nga 10, Franca 7, dhe Austria 5.
Ndërkohë Shqipëria ka 9 të infektuar me simptoma të lehta (apo pa simptoma) për çdo të sëmurë rëndë apo në gjendje kritike.